LAJMI I FUNDIT:

Demarkacioni mund ta prish koalicionin, PDK e LDK të gatshme për zgjedhje të reja

Demarkacioni mund ta prish koalicionin, PDK e LDK të gatshme për zgjedhje të reja

Demarkacioni mund të bëhet “mollë sherri” në mes PDK-së dhe LDK-së që ta përfundojnë bashkëpunimin qeverisës.

Zërat në PDK dhe LDK se vija kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi është gabim, dy partitë e pozitës mund t’i detyrojë të nisin punën për zgjedhje të reja nacionale.


Mirëpo Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, thotë se zgjedhjet nuk varen nga deklaratat e disa deputetëve.

“Ajo nuk varet prej disa deputetëve. Janë vendimet që i ka LDK-ja, ne jemi duke punuar me konceptin që të vazhdohet kjo qeverisje deri në fund të mandatit që ta tregojë veten, atëherë shohim. Nuk është ideja të shkojmë në zgjedhje të reja, nëse jemi të detyruar shkojmë, por nuk jemi vetëm ne ata që vendosim”, ka thënë Rugova për Indeksonline.

Rugova ka theksuar se nëse Kuvendi ka dilema të mos e ratifikojë Demarkacionin me Malin e Zi. Ai ka thënë se askush nuk duhet të bëjë luftë politike për Demarkacionin.

“Ne si parti politike kemi vepruar në bazë të vlerësimit që ka bërë komisioni. LDK-ja nuk e ka zgjedh këtë komision e as nuk e ka emëruar. Ne jemi të prirë t’i besojmë dikujt. Nëse komisioni ka bërë gabimet e veta atëherë politika nuk e lejon atë qasje. Nëse vijat kufitare janë aty ku duhet të jenë atëherë shteti, Qeveria, Parlamenti i Kosovës duhet ta vërtetojë. Në qoftëse kuvendi ka dilemë atëherë mos ta ratifikojë. Le të krijojë komisione le të bëjë çka të dojë që ta vërtetoj këtë punë, nuk kemi nevojë të bëjmë luftë politike për këtë çështje duhet ta bisedojmë qartë, askush nuk ka interes aty as me dhanë e as me marr tokë”, ka thënë Rugova.

Ndërsa Deputeti i PDK-së, Rafet Rama, ka thënë se në Kryesin e partisë nuk ka pasur asnjë bisedë për prishje të koalicionit. Ai ka thënë se PDK është e gatshme për zgjedhje, nëse merret një vendim i tillë.

“Unë nuk jam anëtar i Kryesisë së PDK-së, derisa nuk i kemi të konfirmuara prej Kryesisë, unë besoj që gjithçka është në rregull. Kryesia nuk na ka dhënë asnjë lajm, kështu që koalicioni është duke vazhduar. Pa dal kryesia dhe kryetari nuk mund të themi asgjë, Në këshill drejtues nuk diskutuar. Sido që të jetë ne jemi të gatshëm për zgjedhje”, ka thënë Rama për Indeksonline.

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori