Profesori i Gjeodezisë, Përparim Ameti, në një studim të gjerë, ka paraqitur argumentet e veta sipas të cilave, Marrëveshja e Demarkacionit e Kosovës me Malin e Zi, është bërë me kritere që nuk mund të kuptohen.
Profesor Ahmeti në këtë studim ka përmendur shumë dokumente që, sipas tij, dëshmojnë në dëmtimin tokësor të Kosovës e në favor të Malit të Zi, transmeton Koha.net
Procesi i demarkacionit me Malin e zi është aq shumë i mjegulluar sa që është e pamundur të kuptohet se mbi bazën e cilit kriter është realizuar vendosja e kufirit në mes të Kosovës dhe Malit te zi. Së bashku me koleget e fushës, si pikënisje kemi trajtuar dy dokumente bazike:
Raportin/Elaboratin e demarkacionit (Që ka prodhuar marrëveshjen në Vjenë)
Procesverbalin e procesit të demarkacionit i publikuar nga Malit i zi.
Që në fillim, kemi vërejtur se nuk ekziston një marrëveshje me shkrim në mes të palëve për përcaktimin e kritereve dhe dokumentacionit burimor i cili do të përdorej për përcaktimin e kufirit në mes të dy vendeve, Kosovës dhe Malit të zi. Edhe pse mandati i komisionit shtetëror ka qenë vetëm për demarkimin e kufirit, kjo marrëveshje ka prodhuar një kufi të ri dhe që në fakt është delimitim e jo demarkacion. Zakonisht sipas praktikës ndërkombëtare, si kritere kryesore shërbejnë parimi “ekitesë” (“drejtësi me ndershmëri”) brenda një kornize juridike të definuar paraprakisht, kontrolli efektiv, topografia e terrenit, demografia, etnografia, kadastri etj. Kjo nënkupton që kur kemi të bëjmë me marrëveshje në mes dy shteteve, atëherë parimet dhe rregullat e të drejtës ndërkombëtare përcaktojnë parimet dhe standardet e përcaktimit të kufijve që nga fillimi deri në fund.
Në rastin konkret, fare nuk është dakorduar kuadri ligjor dhe praktikat ndërkombëtare, përveç që janë përdorur në mënyrë jo konkrete fjalët si “Kushtetuta e vitit 1974”, “Plani Ahtisari”, etj., në ndërkohë që dokumentacioni kadastral i Kosovës ka qenë baza e vetme e përdorur për caktimin e kufirit nga komisionet përkatëse.
Marrëveshja për demarkacion e lidhur në gusht të vitit 2015 dhe që pritet të procedohet në Kuvend për ratifikim, potencon formalisht se kriteret gjeografike, topografike, interesat lokale dhe të ngjashme, do të merren parasysh. Në fakt, asnjë fakt përpos kadastrit të Kosovës (jo edhe atij të Malit te zi) nuk është marrë parasysh. Marrëveshja si e tillë ka prodhuar në të njëjtën kohë edhe delimitimin, kurse teksti i saj në tërësi është prodhuar si rezultat i punës në teren të komisioneve për demarkacion dhe jo të kritereve bazë nga e drejta ndërkombëtare për delimitim.
Problemi kryesor në këtë proces qëndron në faktin që palët nuk kanë formalizuar në formë të shkruar se cili do të jetë kriteri kryesor, sekondar, terciar etj., cili dokumentacion burimor (Cilat dokumente, cila hartë, ç’farë përpjese, nga kush e prodhuar dhe viti i botimit etj., etj.) dhe cila infrastrukturë juridiko-kushtetuese do të shërbej si bazë referimi.
Që në fillim të procesit për caktimin e kufirit, palët e involvuara, duhej të mënjanonin çdo problem ose dilemë lidhur me njohjen e legjitimitetit të dokumentacionit dhe infrastrukturës juridiko-kushtetuese që do të përdorej për delimitim dhe demarkacion. Vetëm kriteret e definuara drejtë e saktë do të mundësonin zgjidhje të besueshme dhe të pranuar. Kjo ka pasur për pasojë faktin, që palës malazeze iu janë pranuar evidenca jo relevante të kohës së banovinave, edhe pse parim themelor është thënë që do të jetë Kushtetuta e vitit 1974 dhe gjendja juridiko-kushtetuese dhe kadastrale sipas kësaj Kushtetute. Sa për informacion kufiri i banovinave ndryshon nga ai i vitit 1974 dhe për këtë arsye çdo evidence e tillë mund të konsiderohet si jo relevante për tematiken. Për territorin përtej Kullës dhe Çakorrit, Mali zi nuk ka ofruar asnjë argument valid dhe të besueshëm.
Kriteri “kadastral” i potencuar që është përdorur në procesin e demarkimit në mes të Kosovës dhe Malit të zi (pa dakordim në formë të shkruar), jo që është gabim, por ai fare nuk është i mundur, sepse ky kriter nënkupton që kufiri mund të tërhiqet vetëm atëherë kur parcelat kadastrale me përpjesë të njëjtë në një projeksion hartografik përputhen me njëra tjetrën. Kjo përputhje në mes të parcelave kadastrale vetvetiu do ta prodhonte kufirin. Meqë Mali i zi përtej Kullës së Çakorrit nuk ka ofrua asnjë parcele të tillë dhe zyrtarisht nuk posedon asnjë të tillë për këtë territor, ky kufi me këtë kriter nuk është vendosur fare.
Ne konsiderojmë që kufiri në mes të Kosovës dhe Malit të zi nuk është i dokumentuar ligjërisht dhe mund të quhet jo i definuar ende, ngase kriteri “kadastral” nuk e ka mundësuar një gjë të tillë. Shtrohet pyetja: cili kriter është përdorur?
Kriteri kadastral do të kishte kuptim, vetëm në ato raste kur kufiri nuk ekziston fare dhe në të dy anët e kufirit ekziston një sistem unik kadastral, ku si rezultat i përputhjes së parcelave nga njëra anë dhe tjetra do të prodhohej një kufi i ri. Duke iu referuar procesverbalit të demarkacionit të Malit të zi, hartave topografike, hartave pyjore dhe pedologjike, dëshmive mbi shfrytëzimin e territorit etj., shihet qartë humbje e territorit të Kosovës në sipërfaqe mbi 8000ha. Këtë version, si duket në fillim e ka mbrojtur edhe komisioni shtetëror
Gjatë procesit të përkufizimit të vijës kufitare në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikë së Malit të Zi, në takimin e datës 7.11.2012 dy komisionet janë pajtuar që pala malazeze do ta përgatiste draftin e vijës kufitare mes dy vendeve. Me këtë rast, Mali i zi imponon një draft-vijë kufitare (Duke mos ofruar parcela kadastrale përtej linjës Kullë-Çakorr) pa marrëveshje mbi kriteret dhe dokumentacionin burimor.
Komisioni shtetëror i Kosovës me këtë rast, panevojshëm ia lëshoi rolin e partnerit të barabartë Malit të Zi, duke i lënë iniciativën për imponimin e draft vijës kufitare.
Komisioni shtetëror në këtë rast do të duhej të kërkonte nga pala malazeze parcelat kadastrale të cilat do të ngjiteshin me parcelat e Kosovës. Argumentimi i kufirit vetëm nga njëra anë mund të konsiderohet i njëanshëm dhe ligjërisht i pa definuar. Komisioni shtetëror ka pasur dokumentacion të mjaftueshëm hartografik dhe ligjor për të argumentuar kufirin e definuar që nga paslufta e dyte botërore në linjën Kullë-Çakorr, gjithmonë në bazë të kritereve nga e drejta ndërkombëtare.
Kjo shpjegon rrethanën faktike se përse Mali i Zi e ka bazuar vijën e vet kufitare duke marrë parasysh kufirin e jashtëm të dokumentacionit kadastral të Kosovës, e jo duke marrë për bazë dokumentacionin e tyre. Kjo ka pasur për pasojë faktin tjetër që nuk ekziston një përputhje e hartave kadastrale nga dy anët e kufirit. Komisioni i MZ duke mos pasur parcela kadastrale, me rastin e definimit të vijës përfundimtare e “harron” kriterin kadastral dhe propozon që harta topografike e jo ajo kadastrale duhet përdorur për vizatimin e kufirit. Në rast se kadastri është përdorur për ndarjen e vijës, përse nuk është përdor harta kadastrale në dokumentin përfundimtar, por ajo topografike. Sepse s’ka parcela kadastrale për atë territor dhe kriteri kadastral nuk ka as kuptim. Mali i zi ka taktizuar me qëllimin e vetëm, që ti shmanget kufirit të vërtetë i cili është i qartë në harta topografike dhe i bazuar në kriteret natyrore.
Mos ekzistimi i përputhshmërisë së hartave nga njëra anë dhe tjetra nuk mund konsiderohet ndarje kufitare. Këtë fakt, Komisioni shtetëror, për arsye të panjohura, territorin në fjalë e ka cilësuar si një “terra nullius” (toka të askujt). Mbi bazën e kësaj, komisioni shtetëror ka pranuar tezën malazeze se nuk duhet të ketë “terra nullius” dhe, meqë kadastri kosovar nuk e mbulon me parcela kadastrale, atëherë ai territor duhet automatikisht ti takojnë palës malazeze, ani pse edhe ata nuk posedojnë parcela të tilla kadastrale.
Duke iu referuar prononcimit të shefit të kadastrës së Malit të Zi, D. Kovacevic, ai në vitin 2014 me 24 Maj (Gazeta MONITOR) deklaron që “nëse deri në fund të vitit pala Kosovare nuk tërhiqet nga qëndrimi se kufiri është në Kullë dhe Çakorr, ne do ta dërgojmë procesin në gjykatën e arbitrazhit”. Natyrisht, në qoftë se ky prononcim i tij është i vërtetë atëherë duhet shtruar edhe disa pyetje; Përse komisioni shtetëror deri në mesin e vitit 2014, qëndroi i barikaduar në linjën Kulle-Çakorr, e më pastaj u tërhoq? Pse Mali i Zi nuk u lodh fare për të ofruar argumente për këtë territor dhe përfitoi ato mijëra hektarë? Pse pala kosovare nuk pranoi arbitrazhin por u tërhoq deri te vija e fundit kadastrale?. Kush i bëri presion komisionit shtetëror që të tërhiqet?. Sa më parë ti kemi këto përgjigje, aq më mirë do të ishte për opinionin dhe për ekspertet e fushës, sepse neve, çdo paqartësi na shton kuriozitetin hulumtues.
Nga e tërë kjo del përfundimi se qasja, përkatësisht metodologjinë e pa njohur të cilën e ka ndjekur Komisioni shtetëror për Demarkacion ka prodhuar këto fakte dhe rrethana që janë sot, transmeton Koha.net. Metodologjia tjetër e cila përbën standardin aktual në të drejtën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, ku parimi i ekitesë (equity), efektivitetit, konfiguracionit të terrenit, interesit ekonomik, struktura etnografike e regjionit, nuk guxojnë të anashkalohen në asnjë rast gjatë definimit dhe shënimit të një kufiri shtetëror.
Për ne gjithashtu, janë të pakuptueshme prononcimet e disa qeveritareve tanë në lidhje me demarkacionin dhe tentimi që t’ia argumentojnë Malit të Zi territorin përtej Kullës dhe Çakorrit. Nëse Mali i Zi nuk është “lodhur” fare të ofrojë argumente, nuk mund të kuptohet motivi pse ne kosovarët duhet të argumentojmë për ata. Prononcimet në lidhje me sipërfaqen e Kosovës, Planin hapësinor të Pejës, ndarjen e komunave apo të ngjashme, na lënë të kuptojmë që disa qeveritarë, nuk e kuptojnë aspak demarkacionin. Por, ndoshta kjo vjen si pasojë që dokumentacioni i demarkacionit është i pakuptueshëm ose ndoshta ata janë të informuar për këtë çështje vetëm gojarisht. Unë me përgjegjësi të plotë them që demarkacioni nuk është argumentuar me letra nga ana e Malit të Zi. Shpikja e argumenteve për Malin e Zi, tek opinioni publik krijon bindjen, se interesat e kujt po mbrohen nga ana e qeveritarëve tanë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë