LAJMI I FUNDIT:

Dëm prej 1.6 milion dollarësh në një aksident (Foto)

Dëm prej 1.6 milion dollarësh në një aksident (Foto)

Një kamion, i cili bartte disa automjete të shtrenjta, është përfshirë në një aksident në Kini, ndërsa dëmi është vlerësuar në 1.6 milion dollarë.

Mediat kanë publikuar fotografitë e veturave të shtrenjta të dëmtuara, ndërsa fatmirësisht në aksident nuk ka pasur të lënduar seriozë.


Aksidenti i trafikut ndodhi në qytetin Xiamen kur kamioni që bartte 11 automjete të reja, u përplas me një veturë dhe u rrotullua.

Dëmet janë shkaktuar në modelet Macan të Porsche dhe në disa BMW dhe Land Roverë. /Telegrafi/

kamion1 kamion2 kamion4