LAJMI I FUNDIT:

“Delegacioni” me regji të Bujar Alimanit, triumfon në Varshavë

“Delegacioni” me regji të Bujar Alimanit, triumfon në Varshavë

Filmi “Delegacioni” me regji të Bujar Alimanit ka fituar Grand Prix në edicionin e 34-të të festivalit ndërkombëtar të filmit “Warsaw Film Festival”.

“Delegacioni” është bashkëprodhim i Kosovës, Shqipërisë, Francës, dhe Greqisë. Skenarin e ka shkruar Artan Minarolli.

Me role kryesore në këtë film janë: Viktor Zhusti, Xhevdet Ferri, Ndriçim Xhepa, Richard Sammel, Kasem Hoxha. Ndërsa nga Kosova në film paraqiten aktorët: Bislim Muçaj, Selaman Lokaj, Avdullah Gjikokaj, Fatlume Bunjaku, Armend Smajli, Gani Morina, Arta Selimi, Imer Loshi. /Telegrafi/