LAJMI I FUNDIT:

Delegacioni i LDK-së homazhe te varri i Fadil Feratit, Hoti: Shtyllë e organizimit të LDK-së

Delegacioni i LDK-së homazhe te varri i Fadil Feratit, Hoti: Shtyllë e organizimit të LDK-së

Kryeministri në detyrë dhe kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti ka bërë homazhe pranë varrit të Fadil Feratit, ish-kryetar i Istogut, në përvjetorin e vdekjes së tij, duke thënë se ka dhënë kontribut përveç për LDK-në por edhe për shtetndërtimin e Kosovës.

Hoti, pasi vendosi lule, tha se Ferati ka qenë shtyllë e organizimit të LDK-së në Istog.

“Një njeri i respektuar nga të gjitha strukturat e LDK-së, të gjithë qytetarët e Istogut dhe gjithë qytetarët e Kosovës, një person që ka qenë shtyllë e organizimit të LDK-së në ketë pjesë dhe në nivel të Kosovës, dhe shtyllë në plot organizime nga dita e parë për shtetndërtimin e Kosovës. E kujtojmë me respekt të thellë gjithë punën e tij për dekada të tëra për shtetin e Kosovës para se gjithash dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës”, tha Hoti.


E kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova tha se Ferati ishte shembull si udhëhiqet një parti.

“Dikush mund ta marrë si fushatë, jo, kjo është ditë e përkujtimit për Fadil Feratin, vërtetë unë si kryetar komune dhe mik i ngushtë i tij, insistoj që gjithmonë te kujtohet, nëse flitet në tërë Kosovën rugovizmi, unë mendoj që për Istogun personifikohet Fadil Ferati si kryetar i parë i Istogut në zgjedhje te lira dhe është një simbol, shembull si udhëhiqet një komunë, si udhëhiqet një dege e LDK-së dhe si udhëhiqet një parti”, tha ai.

Bashkë me Hotin, për homazhe në 11-vjetorin e vdekjes se Fadil Feratit ishin edhe ministrat në detyrë, Agim Veliu, Anton Quni e Armend Zemaj, kryetari i Istogut, Haki Rugova dhe deputetë dhe zyrtarë të tjerë të LDK-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Thaçi nuk merr pjesë në seancë për arsye shëndetësore, Selimi shfaqet me kollare me motive shtetërore

Thaçi nuk merr pjesë në seancë për arsye shëndetësore, Selimi shfaqet me kollare me motive shtetërore

Lajme
Kalo në kategori