Delegacioni i FSHF e cilëson si frymë bashkëpunimi pjesëmarrjen në drekën zyrtare të organizuar nga Federata Serbe

Në prag të ndeshjes Serbi – Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatin Botëror 2026, u zhvillua në qytetin e Nishit dreka zyrtare e organizuar nga Federata Serbe e Futbollit.
Në këtë ngjarje mori pjesë delegacioni i Federatës Shqiptare të Futbollit, i kryesuar nga Presidenti Armand Duka, ndërsa nga pala serbe ishin të pranishëm Presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë, Dragan Džajić, dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë të institucionit.
Sipas faqes zyrtare të FSHF-së, takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe me frymën e mirë të bashkëpunimit sportiv mes dy federatave, duke vënë në plan të parë respektin e ndërsjellë dhe vlerat që përcjell futbolli si urë bashkimi mes popujve.
Të dy palët thuhet se e vlerësuan rëndësinë e zhvillimit të ndeshjeve në një klimë të qetë sportive, duke theksuar rolin e futbollit si një mjet që afron njerëzit dhe nxit frymën e garës së ndershme.
Gjithashtu, Presidenti Duka vlerësoi masat e marra për organizimin e ndeshjes nga federata dhe autoritetet serbe dhe për pritjen shumë të mira që i është rezervuar Kombëtares shqiptare dhe delegacionit të FSHF. /Telegrafi/









































