Mesfushori i Tottenham Hotspur, Dele Alli pranon se lojtarët e ekipit të tij dëshirojnë të mposhtin Chelsean më shumë sesa rivalët e Londrës së Veriut Arsenalin.

Duke pasur parasysh rrëshqitjen e fundit të Topçinjve, Alli tani ka pranuar se ndeshjet kundër Chelseat tani janë më të rëndësishme për lojtarët sesa ato kundër Arsenalit.


Ylli anglez i Spurs këto deklarata i ka dhënë gjatë një interviste të tij me mediumin Copa90.

“Unë mendoj se nëse i kërkoni tifozët ata do t'ju japin një përgjigje tjetër”, ka thënë fillimisht Alli.

tottenham chelsea

“Por, ne si lojtarë për nga mënyra se si po shkojnë gjërat me ligën dhe ndeshjet - rivaliteti me Chelsean është më i madh se ai me Arsenalin, për shkak të asaj që ata na kanë bërë viteve të fundit”.

“Për tifozët është ndryshe, sepse derbi i Londrës së Veriut është i madh, por si lojtarë mendoj se është Chelsea”, përfundoi ylli i Spurs. /Telegrafi/

telegrafi sport app