Zëvendëspresidentja e Venezuelës, Delcy Rodriguez është betuar zyrtarisht si presidente e përkohshme.

Ajo u betua nga vëllai i saj Jorge Rodriguez, i cili, më herët sot, u betua vetë si president i Asamblesë Kombëtare, transmeton Telegrafi.


Rodriguez ka ftuar SHBA-në të bashkëpunojë me Venezuelën, por tha se vendi ruan të drejtën e tij për "paqe, zhvillim, sovranitet dhe një të ardhme".

Më parë, djali i udhëheqësit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Maduro, foli para asamblesë kombëtare të vendit.

Nicolas Maduro Guerra e quajti babanë e tij "president Maduro" dhe bëri thirrje për lirimin e tij. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com