Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, në ditën e dytë të Konferencës Rajonale të Grave Gjyqtare dhe Prokurore, ka thënë se kufijtë nuk i ndalojnë kriminelët për të bërë punën e tyre, prandaj nuk do të duhej t’i ndalin as gratë gjyqtare e prokurore për ta bërë punën e tyre.
Delawie ishte mysafir nderi në këtë konferencë, organizimin e të cilës e konsideroi si një mundësi shumë adekuate për fuqizimin e sistemit të drejtësisë, të udhëhequr nga gratë.
“Ky është një event i mrekullueshëm për shkak se kjo është hera e parë që ka pasur një konferencë të tillë për gratë gjykatëse dhe prokurore në Ballkan. Jam shumë i kënaqur të shohë gjykatëset dhe prokuroret të reprezentojnë Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kroacinë, Kosovën, Maqedoninë Malin e Zi dhe Rumaninë. Gratë jo gjithmonë kanë një zë shumë potent në Ballkan, siç e dini edhe ju. Fatmirësisht kjo situatë po ndërron dhe konferencat si kjo ilustrojnë sa larg Ballkani ka shkuar. Por ende ka shumë për t’u bërë. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar të përbashkëtat e punës suaj dhe të eksploroni zgjidhjet e problemeve me të cilat ballafaqoheni në profesionin e drejtësisë. Kjo gjithashtu është një mundësi e mirë për të bërë progres përçara. Si pjesë e sistemit të drejtësisë ju duhet të jeni ato që udhëheqin ndryshimin duke e përmirësuar ligjin”, tha ai, raporton Kosovapress.
Prokurorja nga departamenti i drejtësisë në SHBA, Jennifer Clarke, duke kujtuar rastet e korrupsionit me të cilat është marrë në SHBA, u shpreh se korrupsioni është shtysa kryesore e gjërave të këqija dhe në rast se nuk luftohet, ka gjasë të shndërrohet në diçka të zakonshme që pengon zhvillimin e shtetit.
“Rastet e korrupsionit janë mjaft të rëndësishme. Korrupsioni është një shtysë për shumë gjëra të këqija që mund të bien mbi vendin dhe qytetarët. Nëse korrupsioni nuk luftohet shndërrohet në diçka të pranueshme në shoqëri dhe në Qeveri, shndërrohet në diçka shumë të zakonshme në sisteme të drejtësisë dhe në Qeveri. Kur Korrupsioni të shndërrohet në normë, është e pamundur për shtetin të funksionojë pastaj në ndonjë mënyrë tjetër, pra zhvillimi i drejtësisë ndihmon që të tejkalohen këto probleme, këto raste duhet të merren shumë seriozisht”, potencoi ajo.
Ndërkohë konferenca ka vazhduar me trajtimin e temës së komunitetit LGBT, ku gjyqtarja Biljana Rexhiq ka treguar se personat që kanë preferenca tjera seksuale ende janë të stigmatizuar dhe nuk mbrohen njëjtë nga sistemi i drejtësisë.
“Komuniteti i lesbikeve, gayve, biseksualëve dhe transgjinorëve duhet t’i gëzojnë të drejtat dhe liritë në mënyrë të barabartë me të gjithë pjesëtarët e tjerë të shoqërisë. E dimë të gjithë që të drejtat e njerëzve janë të drejta universale dhe zbatohen për të gjithë individët dhe çdo vend duhet të garanton dinjitetin e barabartë për të gjithë njerëzit pa diskriminim për shkak të seksit, rasës, ngjyrës, fesë, origjinës kombëtare ose sociale. Shumë njerëz janë të stigmatizuar për shkak të orientimit të tyre seksual ose identitetit të tyre gjinorë dhe nuk mund t’i gëzojnë plotësisht të drejtat universale të tyre të garantuara. Disa prej tyre janë viktima të krimit të urrejtjes dhe nuk merren në mbrojtje kur sulmohen në rrugë, ne qytete dhe kjo ndodh gjithmonë nga qytetarët e pranishëm, deklaroi ajo.
Kjo konferencë dyditore ka për qëllim gjetje e një zgjedhjeje për problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen gratë nga rajoni, në sistemin e drejtësisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025