LAJMI I FUNDIT:

Del nga prodhimi i 100-ti Bugatti Chiron (Foto)

Del nga prodhimi i 100-ti Bugatti Chiron (Foto)

Ekzemplari i 100-të i hipermakinës franceze ka dalë nga prodhimi, për tu nisur menjëherë te pronari i pasur

Me vëmendjen e madhe që kanë marrë hipermakinat hibride dhe sfidat me makina elektrike, është lehtë të harrohet se një prej super-makinave më të përmbushura është ende në prodhim dhe ka mbetur e njëjta mrekulli teknologjike sikur u lansua para dy vitesh, transmeton Telegrafi. Me shumë qetësi, Bugatti Chiron ka arritur në rekordin prej 100 njësive, gjë që është vështirë të arrihet prej rivalëve e tij që punojnë gjithçka në më mënyrë manuale. Kjo është një arritje, që e dallon shumë prej makinave të tilla që vijnë prej edicioneve shumë të limituara.

Ky Chiron me 1,479 kuajfuqi, energjinë e merr prej motorit W16 8.0-litra, që po vazhdon të perfeksionohet me kohë, për të lënë edhe më pas rivalët. Megjithatë, fuqia dhe shifrat që arrijnë gjatë shpejtësisë, nuk ia ka tejkaluar asnjë model, por ato makina që janë të modifikuara. Çfarë rivalët nuk kanë mundur ta kopjojnë, është dizajni dhe sistemi inxhinierisë, që e bën të lëvizshëm dhe kompetent në çdo shpejtësi.

Kjo makinë e ka lënë fabrikën në Molsheim të Francës, për tu nisur te klienti i pasur në Gadishullin Arabik. Veçanti e makinës, është se për herë të parë janë aplikuar përfundime e zeza mat. I njëjtë mbetet çmimi prej tre milionë eurove, që duhet paguar për këtë veturë. Por, asgjë nuk mbaron këtu, pasi për çdo muaj janë paraparë të lansohen nga gjashtë Chiron derisa të arrihet shifra prej 500 njësive. /Telegrafi/