Javën që po lëmë pas për vizitë në vendin tonë ishin i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar dhe ai i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak për dialogun Kosovë-Serbi, ndërsa të tjera ata u deklaruan edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Të enjten Milan Radojçiq, i cili ishte shpallur në kërkim nga Policia dje ka arritur të arratiset nga pika kufitare me Serbinë, në Bërnjak.
Po javën që po lëmë pas, saktësisht të premten, ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel në një intervistë ekskluzive për Telegrafin ka folur për marrëdhëniet Kosovë-Francë, për çështjen e liberalizimit të vizave, vlerësimin e saj për punën e Qeverisë Kurti si dhe marrëveshjen finale Kosovë-Serbi.
Asociacioni i komunave me shumicë serbe, SHBA dhe BE nuk do të imponojnë zgjidhje – mund të gjenden modele që nuk e cenojnë pavarësinë
I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar dhe ai i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak për dialogun Kosovë-Serbi nga e hëna deri të mërkurën pasdite kanë qëndruar në Prishtinë, ku janë takuar me krerët e shtetit, liderët opozitar dhe shoqërinë civile.
Pas përfundimit të takimeve dy të dërguarit për dialogun kanë mbajtur një konferencë për media, në të cilën ndër të tjera u fol edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
I dërguari i SHBA-së, Escobar theksoi se SHBA mbështet fuqishëm sovranitetin e Kosovës dhe se duhet të gjenden modele që nuk dëmtojnë sovranitetin dhe funksionalitetin e Kosovës.
“Ne nuk jemi pjesë e dialogut nuk jemi pjesë e negociatave por siç tha z.Lajcak ne besojmë që të gjitha marrëveshjet e arritura duhet të zbatohen, megjithatë ne nuk kemi ardhur këtu me ndonjë propozim se çfarë duam të imponojmë, ne po u kërkojmë të dyja palëve të tregohen konstruktive dhe të na tregojnë vizionet e tyre sesi duhet të duket Asocioacioni dhe të vazhdojmë nga aty brenda kornizës së dialogut”, tha Escobar.
Ai shtoi se kur ka përmendur që ka shumë opsione për krijimin e Asociacionit, nuk ka përmendur që të jetë një model që mund të dëmtoj sovranitetin e Kosovës.
“Ajo çfarë kam thënë kur kam thënë që ka shumë opsione më krijimin e një Asociacioni, ka qenë për të thënë se nuk është e thënë që të jenë modele që dëmtojnë sovranitetin apo funksionalitetin e Kosovës. Duhet të gjendet një prej modaliteteve që nuk e cenojnë pavarësinë”, tha Escobar.
“Ne duhet ta tejkalojmë dialogun dhe të shkojmë në një pozitë ku të gjitha vendet ta njohin njëri tjetrin, janë në paqe dhe janë në rrugë drejt integrimit në BE”, tha ai.
I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se Kosova është palë e barabartë në dialog dhe se nuk duhet t’i frikësohet krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Lajçak më tej theksoi se askush nuk e dëshiron një “republikë serbe” në Kosovë.
“Nuk përjashtojmë asnjë rezultat. Nuk imponojmë asnjë rezultat. I takon Kosovës dhe Serbisë të bien dakord se cili do të jetë ai rezultat përfundimtar”, tha ai, duke shtuar se mandati i tij është lehtësimi i një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
“Kosova është palë e barabartë në dialog… që nënkupton se asgjë nuk mund t’i imponohet Kosovën pa dakordimin për të. Unë dëgjoj shpesh shprehjen se nuk duam një ‘Republikë të dytë serbe’ në Kosovë dhe besoj se e kemi bërë të qartë shumë herë se askush nuk e dëshiron këtë”, ishte shprehur Lajçak.
Ai tha se ka një parim universal që thotë se marrëveshjet që janë dakorduar duhet të zbatohen. “Po e themi në Prishtinë, dhe kemi thënë në Beograd…Keni zbatuar shumë prej tyre, por ka diçka që nuk e keni zbatuar, si për shembull Asociacionin”, shtoi tutje ai.
“Por pse të mos e ndryshojmë narrativën, në vend se të themi çka nuk duam, pse të mos themi çka duam…Këshilla ime është mos u frikësoni nga diçka që nuk ekziston, askush nuk do t’ua imponoj këtë… keni vetëbesim… Nuk ka asnjë arsye të frikësoheni…”, ka thënë i dërguari i BE-së për dialogun.
Butel për liberalizimin e vizave: Franca konsideron se në këtë fazë ende nuk janë plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara
Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel në një intervistë ekskluzive për Telegrafin ka folur për marrëdhëniet Kosovë-Francë, për çështjen e liberalizimit të vizave, vlerësimin e saj për punën e Qeverisë Kurti si dhe marrëveshjen finale Kosovë-Serbi.
Ambasadorja Butel në këtë intervistë speciale ka thënë se Franca është ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe vendi që ka ndihmuar qytetarët e saj në vitin 1999.
Ajo ka thënë se qeveria ka një shumicë solide, që i mundëson të kryejë reformat që i duhen vendit.
Sa i përket çështjes se liberalizimit të vizave për Kosovën dhe hezitimit të shtetit të saj, ajo ka thënë se Franca konsideron, së bashku me disa shtete të tjera anëtare, se të gjitha kushtet e kërkuara nuk janë plotësuar ende krejtësisht në këtë fazë.
Prandaj, sipas saj mbeten të vëmendshëm ndaj zhvillimeve sa i përket sundimit të ligjit si dhe luftës kundër korrupsionit dhe aktiviteteve të krimit të organizuar në Kosovë.
Milan Radojiçiq u iku nga “duart” policëve të Kosovës në Bërnjak
Milan Radojçiq, i cili ishte shpallur në kërkim nga Policia ka arritur të arratiset nga pika kufitare me Serbinë, në Bërnjak.
Rasti ka ndodhur të enjten, më 3 shkurt rreth orës 15:40, ndërsa për këtë Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e tre policëve.
Për rastin e ikjes së Radojçiqit, Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policor.
E lidhur me rastin e ikjes së Radojçiqit ka reaguar Policia e Kosovës, e cila theksoi se duke pasur parasysh pikën kufitare të integruar si pikë kufitare e përbashkët dhe mundësisë për të kaluar shpejtë në pjesën e Serbisë, zyrtarët policorë nuk kanë arritur që ta ndalojnë.
“Më datë 03.02.2022 në orët e pasdites, në pikë kalimin kufitar Bërnjak, nga drejtimi i Serbisë për të hyrë në Republikën e Kosovës, ka ardhur një automjet në të cilin kanë qenë personi M.R. mashkull serb së bashku me një bashkudhëtar.
Zyrtarët kufitar sipas detyrave dhe procedurave të kontrollit kufitar, kanë ndaluar automjetin dhe kanë filluar procedurat e regjistrimit dhe verifikimit të automjetit dhe personave në automjet.
Gjatë realizimit të detyrave policore, zyrtarët kufitar kanë kërkuar nga personi (vozitësi) që të parkojë automjetin në vend parking, për të vazhduar me procedurat e mëtejme policore, mirëpo vozitësi gjatë parkimit me veturë është larguar me shpejtësi mbrapa në drejtim të territorit të Serbisë”, thuhet në njoftim.
“Duke pasur parasysh pikën kufitare të integruar si pikë kufitare e përbashkët dhe mundësisë për të kaluar shpejtë në pjesën e Serbisë, zyrtarët policorë nuk kanë arritur që ta ndalojnë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka rekomanduar të iniciohet rasti pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës.
Me qëllim të hetimit të sjelljeve dhe veprimeve të zyrtarëve policorë, Policia e Kosovës sipas detyrës zyrtare ka njoftuar Inspektoratin Policor për hetime dhe kompetencë të mëtejme”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës