Vëllai i Meriton Mjekiqit, Rinori, ishte ditën e sotme (e diel) i ftuar në studion e emisionit “Fan Club”.

Ai ka deklaruar se do të ketë padi për secilin person që shpif për konkurrentin e BBVA 3.


Rinori i është referuar deklaratave të grimerit Dario Doka, i cili në rrjetet sociale thoshte se: ‘Meritoni i kishte shkruar për 4-she në hotel’.

Screenshot 4 3 Vëllai i Meriton Mjekiqit (Foto: Screenshot/YouTube)

“Do ketë padi për secilin që bën deklarata të tilla. Kam folur me avokatin në Prishtinë”, tha Rinor Mjekiqi.

"Nuk do të zgjatem më shumë. Kaq", vazhdoi ai.

Screenshot 5 2 Dario Doka (Foto: Instagram)

Në një lidhje telefonike në "Fan Club", ai theksoi se është gati që të përballet me Meritonin për gjithë këto.

“Unë gjërat që them nuk i them për vëmendje, janë të vërteta dhe unë mbaj përgjegjësi për gjërat që them. Ka 5-6 vite që ka ndodhur, nuk po e akuzoj, po them që ka ndodhur, kam folur në kamer me të, por dhe të kisha mesazhe nuk kam pse i nxjerr se janë private", ishte deklaruar Dario. /Telegrafi/