LAJMI I FUNDIT:

Deklarata e avokatit Tomë Gashi, përplas pozitën e opozitën në Shtime

Deklarata e avokatit Tomë Gashi, përplas pozitën e opozitën në Shtime

Mbledhja e Kuvendit Komunal në Shtime të enjten ka vazhduar me akuza e kritika ndërmjet pozitës e opozitës lidhur me një deklaratë të avokatit Tomë Gashit i cili ditë më parë në një televizion pati thënë se një polic serb ishte dhëndër i Reçakut.

Ditë më parë edhe banorët e Reçakut patën reaguar rreth deklaratës së avokatit Gashi, ani pse ndërkohë ai pati kërkuar falje lidhur më atë deklaratë dhe kishte sqaruar se ka qenë një keqkuptim.

Kuvendarët patën kërkuar mbledhje të jashtëzakonshme për të debatuar rreth kësaj pike, por meqë ishte mbledhja e rregullt e kuvendit e caktuar për këtë ditë, kjo temë është futur në një pikë të veçantë të rendit të ditës.


Rrahman Jakupi, kuvendar nga radhët e PDK-së, njëherësh kryetar i kësaj partie në Shtime, ka thënë se si subjekt politik e kanë ftuar një mbledhje të jashtëzakonshme sipas ligjit në fuqi për të diskutuar për deklaratën e Avokatit Tomë Gashit, pasi që sipas tij të gjithë qytetarët e Shtimes e veçanërisht ata të Reçakut janë prekur me rastin.

“Po të ishte PDK-ja në pushtet sot do të organizoheshin protesta në Kuvend, do të gjuani gurë e do të bëhej çmos e, ndoshta edhe gaz lotsjellës këtu në sallë të Kuvendit  për këtë çështje”, ka thënë midis të tjerash Jakupi, i cili para kuvendarëve kërkoi të votohet një deklaratë e përbashkët nga të gjitha subjektet politike për ta kundërshtuar fjalimin e avokatit Tomë Gashi.

Reshat Mujota kuvendar i Pavarur ka thënë se duhet të përgatitet një deklaratë e përbashkët me arsyetimin se Reçakun nuk mund ta njollos askush pasi qe ka dhënë shumë martir dhe shumë dëshmor për këtë vend.

”Ky kuvend mos të mbanë vetëm diskutime por të nxjerr edhe deklaratë që komuna e Shtimes të distancohet nga deklaratat e tilla të Avokatit Tonë Gashit . Ne duhet të dalim me një deklaratë që Komuna e Shtimes e gjykon dhe nuk e pranon vetëm kërkim faljen. Pra distancomi i kuvendit komunal të mbetet me një deklaratë apo konkluzion të veçantë”, ka thënë Mujota.

Perparim Ramusa nga PDK-ja ka thënë se nuk mjafton vetëm si subjekte politike të distancohen nga deklaratat e avokatit Tomë Gashit.

”Asgjë politike nuk jemi duke bërë këtu. Jemi duke e demantuar një të pavërtetë që e ka thënë Gashi, në lidhje me fshatin Reçak. Ne jemi institucion dhe kisha kërkuar ta përpilojmë një deklaratë të gjitha subjektet politike së bashku dhe ta demantojmë deklaratën e Avokatit si shpifëse dhe të pavërtetë””,ka thënë Ramusa.

Besnik Seferi nga Lëvizja Vetëvendosje ka sqaruar se avokati Gashi ka kërkuar falje lidhur me deklaratën e tij, andaj sipas tij ajo deklaratë është dashur të lexohet edhe nga anëtarët e tjerë të Kuvendit.

”Mos ta përdorim në aspektin politik. Ne duke e parë të arsyeshme këtë pik edhe ne si grup i LVV –së distancohemi nga kjo deklaratë e Gashit. Nëse hyjmë në lidhje me këtë çështje mund t’ia huçim sepse nuk është diçka në duart tona si Kuvend për ta akuzuar avokatin Tomë Gashi për veprimet e tij, por megjithatë në jemi për tu distancuar plotësisht për diskutimin e tij që e ka bërë për fshatin Recak”, ka thënë Seferi.

Në anën tjetër kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu ka thënë se shqetësimet e banorëve të Reçakut janë bërë shqetësime edhe për secilin prej qytetarëve të Komunës. Sipas tij, çdo dëm që cenon të vërtetën e masakrës së Reçakut është tundim i plagëve të qytetarëve të Reçakut por edhe secilit prej nesh.

”Në situata të tilla nuk do të duhet të veprojmë me eufori, por me maturi. Nuk është hera e parë që një fjalë publike e ka lënduar këtë ngjarje, kështu që unë kam marrë masa dhe kam rënë në kontakt me avokatin Tomë Gashin përmes telefonit dhe e kam pyetur për deklaratën publike të tij dhe cila është e vërteta e asaj. Gashi më ka thënë se më vjen keq por unë jap intervista të shpeshta dhe skam kohë tí dëgjoi ato, por nëse ke dicka material ma dërgo, ia kam dërguar dhe e ka dëgjuar vetveten dhe më tha më falni se kjo ka qenë një rrëshqitje në debat e sipër”, ka thënë Aliu.

Në fund të gjithë debatit, meqë ekzekutivi nuk e shqyrtoi kërkesën e opozitës për ta nxjerrë dhe për ta votuar një deklaratë të përbashkët lidhur me këtë çështje, opozita e liruan sallën.

Ditë më parë avokati Gashi në një postim në Facebook ka sqaruar se në debatin televiziv i është referuar asaj që ka thënë i akuzuari Zoran Stajoneviq.

“Në debat televiziv unë kam thënë atë që krimineli Zoran Stajoneviq e ka deklaruar gjatë gjykimit se atë e tirrnin dhëndër. Gruaja e tij është shqiptare, por nuk është nga Reçaku. Gjithmonë duke i’u referuar deklaratave të tij gjatë procesit gjyqësor. Ajo çfarë kam thënë në atë intervistë ishte citim i tij e jo pohim i imi, prandaj unë shprehi keqardhje dhe kërkoj ndjesë për keqkuptimin e krijuar të gjithë atyre qe u janë lënduar ndjenjat për mos referimin adekuat në debatin në televizionin Dukagjini”, ka shkruar Gashi./Telegrafi/

Lexo edhe :  https://telegrafi.com/deklarata-se-nje-polic-serb-ishte-dhender-recakut-nxit-reagime-iniciohet-mbledhje-e-jashtezakonshme-e-kuvendit-komunal-ne-shtime/

Në trend

Më shumë
Cristiano Ronaldo thyen heshtjen pas eliminimit të Portugalisë – jep një sinjal për të ardhmen

Cristiano Ronaldo thyen heshtjen pas eliminimit të Portugalisë – jep një sinjal për të ardhmen

Përfaqësueset
Saka me deklaratë të madhe për Granit Xhakën pas kualifikimit në gjysmëfinale

Saka me deklaratë të madhe për Granit Xhakën pas kualifikimit në gjysmëfinale

Përfaqësueset
Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan - ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre

Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan - ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre

Përfaqësueset
Shteti më i lirë për të jetuar: Një biletë për transportin publik kushton 3 centë, dreka 22 centë, ndërsa qiraja mujore 60 euro

Shteti më i lirë për të jetuar: Një biletë për transportin publik kushton 3 centë, dreka 22 centë, ndërsa qiraja mujore 60 euro

Çfarë të vizitosh
Momenti kur Xherdan Shaqiri për pak sa nuk e realizoi golin më të bukur në Euro 2024 - nga goditja e këndit qëlloi shtyllën

Momenti kur Xherdan Shaqiri për pak sa nuk e realizoi golin më të bukur në Euro 2024 - nga goditja e këndit qëlloi shtyllën

Përfaqësueset
Kompletohen çiftet gjysmëfinaliste – kush do të arrijë finalen e madhe?

Kompletohen çiftet gjysmëfinaliste – kush do të arrijë finalen e madhe?

Përfaqësueset
Kalo në kategori