Shuplakat si dhe kyçet gjegjëse ndërtojnë së bashku pjesët më mobile, më komplekse dhe njëherazi më të sofistikuara të trupit të njeriut. Përmes këtyre pjesëve, përveç mobilitetit, qëndrueshmërisë dhe forcës mundësohet edhe një precizitet i një shkalle të lartë.
Ass. Arben Boshnjaku
Fizioterapist
Tel. 044 477337
Megjithatë, edhe dora si çdo pjesë tjetër e trupit nuk posedon ndonjë aftësi rezistuese ndaj forcave të jashtme dëmtuese dhe mbi të gjitha ndaj atyre të brendshme degjeneruese. Deformitetet në këtë regjion janë mjaft të shprehura dhe shkaktojnë një paaftësi funksionale të paimagjinueshme, e rrjedhimisht një varshmëri të individit në kryerjen e AJP (aktiviteteve të jetës së përditshme). Për nga etiologjia deformitetet mund të jenë: të lindura (kongjenitale) dhe të fituara: si pasojë e një force të jashtme (traumatike, profesionale, habituale-shprehimore), reumatike dhe idiopatike.
Trajtimi i deformiteteve të duarve konsiston në korrigjimin statik anatomik – funksional (përmes ortozave dhe splintave të ndryshëm), trajtimin fizioterapeutik (kinezioterapeutik, manual dhe përmes modaliteteve të mjekësisë fizikale) dhe në fund trajtimin kirurgjikal (ndërhyrjet operatore kirurgjikale korrektuese). Deformitetet medoemos duhet trajtuar në mënyrë sa më korrekte dhe adekuate ku në shumicën e rasteve përfundojnë me rezultate relativisht të mira, por jo gjithmonë trajtimi adekuat arrin pritshmërinë e duhur duke quar në paaftësi permanente të pariparueshme.
Disa prej deformiteteve karakteristike të dorës dhe kyçit janë:
Deformiteti i Qafës së Mjellmës
* Zakonisht përfshin vetëm gishtërinjtë 2,3,4,5 (jo edhe pjesët tjera të dorës);
* Karakterizohet me fleksion të artikulacioneve Metacarpophalangeale, art. Distalinterphalangeale, dhe extension të art Proximalinterphalangeale;
* Gjendja është rezultat i kontrakturës së muskujve intrinsik apo çarjeve të pllakës vollare;
* Shkaktari kryesor është Arthriti Rheumatoid, por shfaqet edhe si pasojë e traumave të ndryshme.
Deformiteti Boutonniere
* Karakterizohet me ekstension të art. MCP dhe art. DIP dhe fleksion të art. PIP të gishtërinjve 2,3,4,5.
* Është rezultat i rupturës së këllëfit të tendinës qendrore ekstenzore.
* Shfaqet si pasojë e Arthritit Rheumatoid (për shkak të inflamacionit afatgjatë në artikulacionet e gishtit), traumave të ndryshme (prerjet e thella, dislokimi i nyjeve, frakturat), dhe nga Osteoartriti.
Deformiteti Gishti Çekiç – Mallet Finger
* Ky lëndim kryesisht shfaqet si pasojë e lëndimit-traumës që shkakton dëmtim ose rupturë të tendinës së ekstensor communis që ngjitet në fallangun distal të gishtit.
Kontraktura e Dupuytren-it (Fibromatoza Palmare)
* Shfaqet si rezultat i tërheqjes (shkurtimit) progresiv të fijeve të fascies pallmare (Brenda shuplakës) që qon në kontrakturë të saj;
* Lëkura shpesh është e ngjitur me fascien
* I pranishëm deformiteti i fleksionit të fiksuar të art. MCP dhe art. PIP
* Zakonisht e hasur te gishti i unazës dhe gishti i vogël
* I atakon më shumë meshkujt se femrat, dhe zakonisht është parë te grupmoshat 50-70 vjeç
* Kontraktura e Dupuytren-it është më e shprehur te personat gjenetikisht të predispozuar ndaj saj, personat diabetikë, konsumuesit e alkoolit, epileptikët.
Deformiteti i shuplakës së Priftit (Shuplaka e Bekimit)
* Shfaqet për shkak të paralizës së n. ulnaris;
* Karakterizohet me gërryerje të muskujve hipotenar të shuplakës, muskujve interoseal, dhe dy muskujve medial lumbrikal;
* Ndryshimi më i dukshëm është fleksioni i gishtërinjve 4 dhe 5.
Deformiteti “Z” i gishtit të madh
* Karakterizohet me flexion të gishtit të madh në art. MCP dhe hiperextension të art. IP
* Deformiteti mund të jetë i trashëguar apo i shoqëruar me AR (Arthrit Rheumatoid).
Deformiteti i shuplakës së majmunit
* Shfaqet për shkak të paralizës së nervit medianus;
* Karakterizohet me gërryerje të eminencës tenare;
* Pacienti nuk është në gjendje të flektojë gishtërinjtë, përfshirë këtu edhe gishtin e madh me të cilin poashtu nuk mundet të bëjë as oponencën (bashkimin e gishtit të madh me atë të voglin)
Pamje klinike paralizës së nervave a), b) median dhe c) ulnar
Trajtimi:
Terapi medikamentoze: analgjetikë, miorelaksantë, kortikosteroidë;
Modalitete terapeutike: Rrymat Galvanike (sidomos te parezat dhe paralizat e nervave periferik: n.ulnaris, n.medianus, n.radialis, dhe jo te sëmundjet reumatizmale inflamatore të dorës dhe gishtërinjve si Arthriti Rheumatoid), TENS (te paralizat dhe parezat muskulare, dhembjet regjionale si pasojë e deformiteteve), Rrymat Diadinamike (për zvogëlim të dhembjes, zvogëlim të inflamacionit dhe edemeve, rritje të kontraksioneve muskulore, përshpejtim të shërimit të indeve pas ndërhyrjeve kirurgjikale), Rrymat Interferente (te dhimbjet muskulare, dhimbjet artikulare, gjendjet postkirurgjikale), LASER-i terapeutik – Cold Laser (për zvogëlim të dhembjes, zvogëlim dhe eliminim të spazmit muskular – spazmodilatator, te sëmundjet artritike e veçanërisht te rastet kur janë të afektuara artikulacionet e vogla të shuplakave);
Kineziterapi me mobilizime artikulare (për ruajtje të Amplitudës së Lëvizjes), zgjatje të muskulaturës së shkurtuar, forcim të muskulaturës së dobësuar (varësisht prej deformitetit dhe nevojës);
Korrigjimi i deformitetit dhe rritje e funksionalitetit përmes ortozave (para ndërhyrjes kirurgjikale dhe pas saj)
Ndërhyrje kirurgjikale korrigjuese ose përmirësuese (lehtësuese) të funksionalitetit të nevojshëm për aktivitete të përditshmërisë jetësore;
Terapi e punës (për aftësim sa më të mirë professional, social e jetësor përmes metodave e teknikave okupacionale); Terapia Okupacionale fokusohet në aftësitë e funksionimit të klientit dhe në rrugët për ta përmirësuar këtë funksionim si puna me artin, punën e dorës si dhe aftësitë psikomotore.
Splinta në forme unazash për fiksimin e artikulacioneve interfalangeale.
Në foton e parë splintat për fiksimin e art. PIP në ekstension te deformiteti Boutonniere, kurse në foton e dytë splintat për fiksimin e art. PIP në një fleksion të lehtë me qëllim për ta parandaluar hiperextensionin si pasojë e deformitetit Qafa e Mjellmës.
a) Splint kundër Deformitetit Boutonniere, b Ortozë stabilizuese/fiksatore per art DIP.
Ortoza “Silversplint” për stabilizimin e art MCP
Ortoza stabilizuese të dorës te dëmtimet e n.radialis (csuklo)
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale