Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU Gjakova ka njoftuar për një defekt të paraqitur në rrjetin e ujësjellësit në qytetin e Gjakova.

Sipas njoftimit të kompanisë, defekti është identifikuar në një gyp me diametër fi 150 në rrugën “Musa Zajmi”, duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë për disa zona të qytetit.


Si pasojë e këtij defekti, pa furnizim me ujë kanë mbetur rruga “Musa Zajmi”, rruga “Mbretëresha Teutë”, si dhe rrugët anësore që lidhen me këto dy akse rrugore.

Nga kompania është bërë e ditur se ekipet teknike ndodhen në terren dhe janë duke punuar për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë sa më shpejt të jetë e mundur.

Nga KRU Gjakova u është kërkuar mirëkuptim qytetarëve të prekur nga kjo ndërprerje deri në përfundimin e punimeve. /Telegrafi/