LAJMI I FUNDIT:

Dedaj: Institucionet e Kosovës nuk i ofruan bashkëpunimin e duhur UÇK-së

Dedaj: Institucionet e Kosovës nuk i ofruan bashkëpunimin e duhur UÇK-së

Në dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara në Hagë, Gjergj Dedaj ka thënë se institucionet e atëhershme të Kosovës nuk i kanë ofruar bashkëpunimin e duhur Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo deklaratë e Dedajt erdhi pasi avokati mbrojtës i Thaçit, Luka Misetic e pyeti dëshmitarin se me 24 shtator 1998 a funksiononte UÇK-ja në kuadër të institucioneve ligjore të Kosovës.


“Mendoj se institucionet e Kosovës në Prishtinë, ishin ato të cilat ishin përcaktu për zgjedhjen paqësore të çështjes së Kosovës. Nuk i kanë ofru bashkëpunimin e duhur UÇK-së që ajo të jetë në kuadër të institucioneve të Republikës së atëhershme të Kosovës”, tha Dedaj.

Sipas tij, disa zyrtarë të partive politike kanë bërë deklarata të dëmshme dhe etiketuese për UÇK-në.

“Kanë bërë deklarata tepër të dëmshme, etiketuese për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Sa për sqarimin tuaj, në UÇK ka pasur anëtarë të të gjitha partive, ka pas edhe të partisë liberale që kanë qenë komandant dhe që janë vra për UÇK-në. Tani po flasim se ka pas individë dhe zyrtarë në parti të ndryshme, me shumë ka pas në LDK se partia ka qenë më e madhja që kanë bërë propagandë anti-UCK që kanë tentu me e denigru aktivitetin çlirimtar në luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Dedaj, shkruan “Betimi për Drejtësi”.

Ndërsa, lidhur me vizitën në Qirez, Dedaj tha që ka pasur mundësi që dikush nga delegacioni ka folur lidhur me dorëzimin e armatimeve.

“Ka mundësi që dikush nga delegacioni që edhe ka fol për këtë çështje ose me porosi ose nga bindja e vetë. Nuk përjashtohet kjo mundësi”, tha Dedaj.