Futbollisti i njohur dhe reprezentuesi kosovar Lirim Kastrati, ka qenë mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve”, që është prodhim i Telegrafit.     

Pasi ka folur për periudhën e kaluar tek Dinamo Zagrebi, Kastrati është ndalur për të diskutuar edhe sa i përket aventurës së tij në Poloni tek Legia Varshava. 


Ai ka rrëfyer për pritjen që i është bërë atij atje, si dhe për provokimet e ulëta që kishte marrë nga trajneri serb që atë kohë kishte nën udhëheqje ekipin polak. 

“Pritja ka qenë në fillim shumë e mirë, sepse shumë mirë e fillova, me gol pa asnjë stërvitje”. 

“Edhe në Europa Ligë kemi pas shumë suksese në atë kohë dhe pastaj e ndërruam trajnerin”. 

“Unë prej katër trajnerëve tre i kam pasur të Serbisë dhe këtu filluan problemet. Një trajner i Serbisë gjatë tërë kohës duke bërë provokime”, ka shpjeguar Kastrati. 

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë  KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink/Telegrafi/

telegrafi sport app