Në Brit Awards 2026, Rosalia dha një performancë magjepsëse të këngës simfonike “Berghain”, ndërsa Bjork bëri një paraqitje surprizë për herë të parë live.

Kjo ishte debutimi live i këngës dhe hera e parë që dy këngëtaret interpretojnë bashkë në skenë. Rosalia u shfaq në një veshje të bardhë të paharrueshme, duke hapur vargun operistik gjerman të këngës.


Ajo u shoqërua nga Orkestra Heritage dhe një kor gjysmërrethi me xhaketa, ndërsa më pas Bjork u pozicionua për të performuar vargun e saj hipnotik, shkruan BBC.

Rosalia/YouTube

Këngëtarja islandeze mbante një kostum avangardë me mbulesë koke të mbushur me rruaza, që dukej sikur fluturonte rreth saj.

Performanca kulmoi me një shfaqje intensive vallëzimi nga Rosalia dhe valltarët e saj, ndërsa dritat dhe ritmet elektronike krijuan atmosferën e klubit që ka inspiruar titullin e këngës.

Rosalia/YouTube

Që nga publikimi i albumit Lux në nëntor 2025, Rosalia ka dhënë vetëm disa performanca live, duke përfshirë këngët “Reliquia” dhe “La Perla”.

Çdo shfaqje e saj është më teatrale se e mëparshmja, dhe performanca e “Berghain” në Brit Awards tregon se çfarë mund të presim nga turneu i saj botëror Lux, i cili fillon më 16 mars në Lyon, Francë.

Këngëtarja do të vizitojë 42 qytete në Evropë, Amerikën e Veriut dhe Amerikën e Jugut, duke sjellë albumin e saj të vlerësuar nga kritika live, me shumë gjasa me orkestrën e simfonisë.

Fansat e muzikës mund të jenë të sigurt që shfaqjet e saj live do të jenë spektakolare dhe teatrale. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com