Ekipi kosovar i xhudos po vazhdon me paraqitje mbresëlënëse dhe suksese të jashtëzakonshme në garat evropiane.

Pas Dëbora Gjakovës që fitoi medaljen e argjendtë në Kupën Evropiane U21 të xhudos, medalje sot fitoi edhe Sara Osmani.


Xhudistja jonë, Dëbora Gjakova (-63 kg) dje ka fituar medaljen e argjendtë në Kupën Evropiane U-21, që po mbahet në Shkup.

Screenshot 8 11

Sot edhe Osmani fitoi medaljen e bronztë në Evropianin U21 të xhudos.

Në xhiron e parë Osmani ishte e lirë, kurse në çerekfinale mposhti me Ippon maqedonen, Tea Nastoska. Në gjysmëfinale Sara humbi me dy Wazaari për Ippon nga serbja Ana Cobanovic.

Screenshot 7 10

Sara për të bronztën mposhti me Wazaari në vazhdime, garuesen nga Bosnja e Hercegovina Nika Zovko.

telegrafi sport app