Mathieu Aref
Debati i trishtuar mbi origjinën e vërtetë të popullit iliro-shqiptar dëshmon se ka një përkeqësim në qarqet shoqëro-kulturore dhe politike në Shqipëri (duke përfshirë edhe rajonet shqipfolëse). Për të cituar një frazë të njohur, “armiqtë e Shqiptarëve janë vetë Shqiptarët”. Ka edhe karakteri i një shumicë shqiptaresh që nuk ka ndryshuar për më shumë se 2000 vjet, e cila është arsyeja pse shqiptarët sot janë në këtë gjendje, pse Shqiptarët janë të përçarë, pse ata nuk shkojnë përpara, pse ata e grisin njëri-tjetrin veç e veç, pse ata fyejnë njëri-tjetrin, e kështu me radhë.
Cilat janë këto defekte?
Shqiptari, në përgjithësi, është xheloz, egocentrik, pretencioz, gjaknxehtë dhe i tepruar. Gjatë jetës sime të gjatë unë kam qenë në gjendje të verifikoj këtë shpjegim (pesë defekte të mëdha) kudo që shkova në botë. Ky është një nga shkaqet (për fat të keq ka ende të tjerë pak me të rëndësishëm) që kanë penguar evoluimin “normal” të një prej popujve më të lashtë në Evropë.
Nën nxitjen e Enver Hoxhës, pse autoritetet kulturore të regjimit komunist u mbështeteshin në Ilirët për t’i definuar si paraardhësit e Shqiptarëve?
Përse i eliminuan pellazgët në studimin e tyre historik?
Gjatë periudhës komuniste vetëm Spiro Konda dhe Dhimitër Pillika ishin ndjekës të zjarrtë të tezës pellazge, por atyre u kanë prerë barin e tyre nëpër këmbë: Konda u vu mënjanë dhe Pillika vuajti në burgjet e shtetit. Pjesa tjetër e intelektualëve shqiptarë ishin në vartësi të liderit të tyre, i cili u diktoi atyre çfarë të thonë dhe çfarë të bëjnë.
Teza ilire u favorizua mbi atë të pellazgëve, e cila u braktis në dobi të grekëve. Në atë kohë intelektualët ishin të mbyllur në kullën e tyre fildishte dhe bibliotekat përmbanin vetëm libra të zgjedhura nga autoritetet kulturore të regjimit enveriste: pa libra mbi pellazgët intelektualët nuk kanë pasur qasje në literaturat e huaja. Ndërsa, në Perëndim, kishte shumë shkencëtarë dhe intelektualë të ndryshëm të cilët shkruanin për lashtësinë e pellazgëve pa bërë teza të vërteta ose disertacione të plota.
Kjo është mënyra se si në Shqipëri (për 45 vjet) teza mbi pellazgëve u mbyt në buzë. Për shkak të kësaj situate nuk ekzistonte në atë kohë një “kulturë të lashtësisë pellazge” ose madje të Antikitetit përveç “periudhës ilire” (qytetërimi tipik i epokës së Hekurit) ku kishte studime të shumta historike dhe gërmime arkeologjike hulumtimi i të cilave preku periudhat e Neolitit, epokën e Bakrit, epokën e Bronzit dhe epokën e Hekurt.
Është kjo kulturë e “lashtësisë para-ilire” që ka dështuar tmerrësisht në historiografinë shqiptare në kohën e regjimit komunist dhe ende mungon në Shqipëri: Akademia e Shkencave të Tiranës mori pishtarin e regjimit komunist. Prandaj, sot në Shqipëri nuk ka “katedër” të Antikitetit para-ilir në universitetet. Kjo është arsyeja pse sot nuk ka të diplomuar në universitetet shqiptare me diplomë ose doktoratë në disiplinën “Histori të lashtësisë”. Prandaj, nuk është për t’u habitur të mos gjejmë historian të lashtësisë në qarqet intelektuale në Shqipëri.
Sigurisht që ka shumë që deklarojnë veten “historianë të lashtësisë” ose “specialiste të antikitetit”, ndërsa është gënjeshtër dhe uzurpim, sepse ky “specialitet” nuk ekziston në universitetet shqiptare . Nga ana tjetër, titulli “Albanolog” është anormalisht shumë i përhapur.
Çfarë do të thotë ky term?
Ky term përdoret për të përshkruar një të huaj që specializohet në “gjuhën dhe kulturën shqipe”! Ky mund të lidhet vetëm me gjuhësinë dhe historinë. Kur themi “Instituti albanologjik ose Akademia albanologjike# kjo mund të lidhet vetëm me gjuhësinë dhe kulturën shqiptare dhe jo pellazgologjinë apo “Historinë e lashtë”.
Do të doja të gjeja një diplomë shqiptari me titull “Albanolog” të dhënë nga një universitet shqiptar! Le të pranojmë se ekziston p.sh. kjo diplomë shqiptare, atëherë ai mund të lidhet vetëm me gjuhësinë dhe kulturën shqiptare.
Pra, për një purist ky nuk mund të jetë një emër i papërshtatshëm për të caktuar historinë e lashtë. Për shkencën emrat e saktë janë si më poshtë:
• Studimet e Lashtësisë të lartë
• Studimet Pelasgologjike
• Studimet Trako-Ilire
• Studimet Albanologjike
Kështu pra, në Shqipëri është shumë lehtë të quhesh “Historian i Antikitetit” ose “Albanolog” qoftë edhe nuk ke diplomat e nevojshme dhe relevante për disiplinat e studiuara në universitet. Nëse duhet të shtojmë se disa shqiptarë blejnë diploma të caktuara, atëherë ku po shkojmë?
(Autori u lind më 1 mars të vitit 1938 në Kajro të Egjiptit. Prindërit e tij janë nga Mati i Shqipërisë. jeton dhe vepron prej vitesh si historian në Francë)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFjalimi i Skënderbeut!?
Kompozitori i parë i muzikës së kultivuar shqiptare
Po ndodh eksodi nga “X”-i drejt “Bluesky”-t: Ka përfunduar epoka e platformave masive të mediave sociale!
Zbulohet dorëshkrimi i rrallë mbi astronominë i Gjon Gazulit
David Gilmour dhe Polly Samson për vdekjen, drogën, jetën martesore dhe grupin Pink Floyd
Një vepër e vlefshme për procesin e krijimit të shtetit shqiptar dhe për rolin e shqiptarëve në rënien e Perandorisë Osmane
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit