LAJMI I FUNDIT:

Debati i Komisionit për pension të detyrueshëm në Maqedoni në moshën 64 vjeçare

Debati i Komisionit për pension të detyrueshëm në Maqedoni në moshën 64 vjeçare

Komisioni kuvendor për punë dhe politikë sociale në të cilën duhej të shqyrtohen ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për marrëdhënie pune të cilat duhet të mundësojnë pension të detyrueshëm në moshën 64 vjeçare dhe 15 vjet stazh pune, ndërsa janë shtruar nga një grup i deputetëve, edhe sot nuk u mbajt. Seanca e Komisionit është ricaktuar më për 18 nëntor. Debati i Komisionit për këto ndryshime ligjore fillimisht ishte caktuar për dje, ndërsa pastaj u ricaktua për sot.

Sipas analizave që i ka bërë Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, deri në fund të vitit mosha për pensionin me 64 vjet do ta arrijnë rreth 6.000 persona. Por, siç sqarojnë nga Ministria kjo nuk do të thotë që sipas ndryshimeve të propozuara ligjore të gjithë do të dalin në pension, sepse disa prej tyre tashmë kanë kërkuar kërkesë për vazhdim të marrëdhënies së punës. Me këto ndryshime parashikohet ndërprerja e kontratave të punës me moshën 64 vjeç dhe 15 vjet stazh pensional, përveç nëse në ndonjë ligj tjetër është rregulluar ndryshe.

“Sipas analizave tona, numri i të punësuarve si nga sektori publik ashtu edhe nga sektori real, deri në fund të vitit 2020, rreth 6.000 të punësuar do të mbushin 64 vjeç. Por kjo nuk do të thotë që të gjithë këta qytetarë do të dalin në pension. Disa prej tyre paraqitën kërkesë në përputhje me zgjidhjen aktuale ligjore deri në fund të 31 gushtit për zgjatjen marrëdhënies së punës edhe pas mbushjes së 64 viteve, ndërsa që i referohet vitit të ardhshëm kalendarik 2021”, thonë nga Ministria.

Ndryshimet ligjore në procedurën parlamentare u paraqitën nga deputetët e LSDM-së, në koordinim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.

Këto ndryshime ligjore janë propozuar për rendin e ditës të seancës së 21-të kuvendore.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori