Një debat është krijuar këto ditë në opinion lidhur me doracakun “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues” për mësimdhënësit, ku fragmente të këtij doracaku po thuhet se janë pjesë të teksteve shkollore.
E gjithë kjo zhurmë u krijua pasi që deputeti i larguar i LVV-së, Eman Rrahmani në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës akuzoi ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci për keqpërdorim të kurrikulës.
Lidhur me këtë, drejtori i Institutit ‘ED Guard’, Rinor Qehaja në një prononcim për Telegrafin ka thënë se kjo kurrikulë është rishikuar për herë të fundit në gusht të vitit 2016, dhe se e njëjta nuk e promovon edukimin seksual si lëndë të veçantë.
“Është e rëndësishme të kuptojmë që korniza kurrikulare e arsimit para universitar në Kosovës është rishikuar së fundmi në Gusht të vitit 2016 – kurrikulë të re dhe të rishikuar pas kësaj date nuk kemi. Kjo kurrikulë nuk e prezanton dhe nuk e promovon Edukimin Seksual si lëndë të veçanta askund”, ka thënë Qehaja.
Ai ka shtuar se vet dokumenti i kornizës kurrikulare si dokumenti kryesor i organizmit të mësimdhënies në Kosovë nuk përmend termin “edukim seksual” askund.
“Kurrikula ka disa kompetenca mesin e të cilave edhe atë të kompetencës personale dhe kompetencës qytetare që për rezultat përfundimtar kanë nxënësin si individ të shëndosh dhe qytetar të përgjegjshëm. Këto i ke të paraqitura si rezultate specifike të të nxënit në lëndët e Biologjisë, Shoqëria dhe Mjedisi, dhe Edukatë Qytetare – dhe kanë qenë të tilla për dekada”, ka theksuar Qehaja për Telegrafin.
Ky doracak është i hartuar nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNPFA). Lidhur me këtë njohësi i arsimit, Rinor Qehaja tutje ka shtuar se UNFPA është një agjenci e Kombeve të Bashkuara që punon për të përmirësuar shëndetin riprodhues dhe të drejtat e popullsisë në të gjithë botën.
Ai madje thotë se e gjithë kjo zhurmë e krijuar në opinion është duke u bërë për fushatë.
“Udhëzuesi i zhvilluar nga UNFPA nuk është dokument kurriukular as tekst mësimor i miratuar për përdorim në arsimin zyrtar. Shumë do të doja që ky debat të vinte në momentin e publikimit të udhëzuesit vite më parë, dhe jo tani, në atmosferë të para fushatës”, ka thënë Qehaja.
Reagime për këtë doracak ka pasur edhe nga SBASHK-u. Sindikata e Arsimit ka deklaruar se ky doracak është material degjenerues dhe se i njëjti duhet të hidhet në bërllok.
Deputeti i larguar nga LVV, Eman Rrahmani të hënë në Kuvend kërkoi nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci të fliste dhe të tregonte se çka ka bërë me kurrikulën për arsim në Edukatën Seksuale dhe Shëndetin Riprodhues.
Ai tha se “në atë kurrikulë mësohet se si mësimdhënësit t’u tregojnë fëmijëve prej klasës së parë deri në klasën e 12 se si i kryejnë marrëdhëniet e tyre seksuale në shtëpitë e tyre”.
“Në atë kurrikulë, ministrja Nagavci ka miratuar dhe ka prezantuar në vitin 2023 që fëmijët prej klasës së parë deri në klasën e dymbëdhjetë, të marrin shembull një vajzë dhe një djalë ku i qesin gjithë para shokëve e klasës dhe njërit ia mbyllin sytë për 5 minuta dhe nxënësi tjetër ka me e prekë me dorën e tij në të gjithë trupin me sy mbyllur dhe pastaj do t’i ndërrojnë rolet e ku pastaj vajza do ta prekë fëmijën tjetër për 5 minuta në të gjithë trupin dhe para gjithë klasës do tregojnë se çka kanë ndjerë, çfarë organe kanë prekur dhe si janë ndjerë ata fëmijë”, tha ndër të tjerash deputeti Rrahmani
Duke iu referuar të njëjtës çështje, pra Edukimit Seksual, në Facebook ka reaguar edhe deputeti tjetër i larguar nga LVV-ja, Visar Korenica, i cili pretendon se përmbajtjet e sipërpërmendura janë në tekstet shkollore.
Fragmentet e shkëputura dhe të shpërndara gjithandej në rrjetet sociale janë pjesë e doracakut për mësimdhnës e jo pjesë të teksteve shkollore.
Një gjë e tillë po ndodh me një pjesë të shkëputur rreth një aktiviteti që parashihet për të verbërit e ku shkruan se: “U thoni nxënësve që ta gjejnë një partner me të cilin nuk janë shumë të afërt. (Jo shokun/shoqen e tyre më të ngushtë.) Në secilin çift, njërit i duhet të veprojë si i verbër (ose t’i mbajë sytë e mbyllur), dhe tjetrit si shoqëruesi i të verbërit. Shoqëruesi i të verbërit mund të bëjë me të verbërin çfarë të dojë për rreth 5 minuta dhe pastaj ata i shkëmbejnë rolet. Pasi që kalojnë edhe pesë minuta të tjera, nxënësit ndalojnë dhe fillojnë të tregojnë se si janë ndjerë në secilin nga rolet. Përshtypjet e tyre mund të përmblidhen në një fletë letre ose në tabelë me qëllim që të ketë më shumë diskutime në lidhje me cilësitë pozitive të komunikimit dhe të lehtësimit”
Çfarë deklaruan nga MASHTI për këtë çështje?
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, i është përgjigjur kritikave të deputetit Eman Rrahmani në seancën e Kuvendit që u mbajt të hënën më 11 nëntor.
Nagavci ka thënë se deputeti në fjalë çdo herë e ka keqpërdorur foltoren e Kuvendit për interesa personale.
“Është për keqardhje që të keqpërdoret kjo foltore siç keni bërë gjithmonë për interesat personale ose të një grupi. Thjeshtë dhe shkurt deputeti Rrahmani kurrikulat tona që i kemi miratuar kanë të bëjnë me edukimin dhe mire edukimin e të gjithë vajzave dhe djemve. Në mënyrë që asnjë vajzë e as një djalë të mos keqpërdoret ashtu siç keni bërë deri me tani”, tha Nagavci.
Po ashtu, edhe zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi, përmes llogarisë së tij në Facebook, ka reaguar lidhur me këto pretendime, duke mohuar se pretendimet e ngritura janë pjesë e teksteve shkollore. Ai po ashtu tha se lënda e Edukimit Seksual në shkolla nuk është obligative.
Telegrafi sot i ka dërguar pyetje Ministrisë së Arsimit rreth kësaj çështje ku ka kërkuar sqarime shtesë dhe nëse përmbajtja e këtij doracaku nuk është obligative si vendosin shkollat nëse do ta përdorin apo jo, por të njëjtit kanë deklaruar se do të dalin me një sqarim publik për opinionin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Mahmuti: Falsifikimi nuk mund të përligjet, Lëvizja Popullore e Kosovës - themeluesja e UÇK-së nuk kishte logo
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme