LAJMI I FUNDIT:

Debat i ashpër: Olluri e akuzon për “luks”, Konjufca thotë se në takimin LDK-VV u shpenzuan vetëm katër euro

Debat i ashpër: Olluri e akuzon për “luks”, Konjufca thotë se në takimin LDK-VV u shpenzuan vetëm katër euro

Në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, sonte po debatohet me përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje.

Debate të ashpra janë zhvilluar mes Glauk Konjufcës dhe Parim Ollurit për vendin ku është mbajtur takimi i sotshëm mes Albin Kurtit me Isa Mustafën e Vjosa Osmanin.


Parim Olluri ka thënë se është shembull i keq që Vetëvendosje u takua me LDK-në në një hotel luksoz në kohën kur sipas tij partia e Albin Kurtit ka akuzuar të tjerët për shpenzime dhe luks.

Glauk Konjufca ka reaguar duke thënë se derisa Kuvendi dhe qeveria ende nuk janë formuar nuk kanë pasur zgjidhje tjetër për këtë takim.

Olluri ka thënë se takimi mund të ishte mbajtur në ndonjërën nga zyrat e subjekteve politike.

Konjufca ka thënë se derisa nuk ka rezultat zyrtar të zgjedhjeve shkuarja në ndonjërën zyre të partive mund të kishte shkaktuar keqkuptime.

Nënkryetari i Vetëvendosjes madje ka thënë se të gjitha shpenzimet që kanë bërë në atë takim Albin Kurtit, Besnik Bislimi, Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani kanë qenë vetëm 4 euro, pasi sipas tij “në atë vend kafet kushtojnë një euro”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori