LAJMI I FUNDIT:

De Zerbi vjen me një deklaratë interesante për Klopp: Një nga trajnerët më të mirë në botë

De Zerbi vjen me një deklaratë interesante për Klopp: Një nga trajnerët më të mirë në botë

Brighton dhe Liverpool kanë luajtur baras në një ndeshje spektakolare të dielën pasdite.

Ka qenë një spektakël në Ligën Premier me dy skuadrat që kanë realizuar nga dy gola dhe rezultati përfundimtar ishte 2-2.

Ishte një moment diskutabil në ndeshje, ku trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi ishte i nervozuar që nuk u rishikua VAR dhe Klopp u afrua ta qetësonte atë.


“Unë e dua Klopp. Ai mund të bëjë çfarë të dojë. Kam një respekt të madh, e konsideroj një nga trajnerët më të mirë në botë”.

“Më pëlqen sjellja e tij. Kur ai thotë diçka, 99 për qind të rasteve jam dakord me të”, deklaroi De Zerbi.

De Zerbi thotë se mendon që u dëmtuan me një penallti në përballje ndaj Liverpoolit dhe ai ishte momente që shpërtheu.

Katër gola dhe spektakël – Brighton dhe Liverpool ndajnë pikët
Lexo po ashtu Katër gola dhe spektakël – Brighton dhe Liverpool ndajnë pikët

“Në atë situatë, mendoj se kishte një penallti të pastër. I thashë gjyqtarit, mendoj, në një mënyrë të mirë atë që kam menduar në këtë moment”.

“Unë mendoj se kishte një penallti, por nuk kishte një faull nga Trent Alexander-Arnold për goditjen e lirë kur shënuam golin e dytë. Unë jam i sinqertë. Jurgenit i thashë mendimin tim”, tha De Zerbi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Kalo në kategori