De Zerbi duhej të ndahej nga futbollistë e tij, ndërsa i bërtiste një lojtari "telefono agjentin tënd"

Ismael Kone mbërriti te Olympique Marseille nga Watford në verën e vitit 2024, në një marrëveshje me vlerë 15 milionë funte. Ai ishte blerja e parë e trajnerit të ri të Marseilles, Roberto De Zerbi, por marrëdhënia mes të dyve u tensionua shumë shpejt pas mbërritjes së mesfushorit kanadez.
Vetëm gjashtë muaj më vonë, në janar të vitit 2025, Kone u transferua te Sassuolo në Itali. Arsyet e këtij largimi të parakohshëm u zbuluan në një dokumentar të fundit për Olympique Marseille.
Në një klip të publikuar nga dokumentari, shihet Kone teksa humb topin gjatë një seance stërvitore, ndërsa De Zerbi dëgjohet duke bërtitur: “O Zot, kur them pakësoni prekjet, pakësoni prekjet!” Më pas, trajneri vazhdon: “Nuk mund të luash, shko bëj një dush, Isma, ne jemi Olympique Marseille”.
Pas kësaj shpërthimi, Kone u drejtua për në dhomën e zhveshjes, por De Zerbi vazhdoi të bërtiste, gjë që çoi në një përballje fizike mes të dyve, duke detyruar stafin të ndërhynte për t’i ndarë.
Trajneri italian dëgjohet gjithashtu duke thënë: “Telefononi agjentin tënd”. Në dokumentar, De Zerbi e justifikon reagimin e tij duke thënë: “Niveli i Kone-s ishte shumë i ulët për një klub si Marseja. Ai është një nga lojtarët me më shumë potencial, por nuk sillej gjithmonë si duhet”.
De Zerbi shton se Kone kishte “ulje-ngritje të mëdha për një lojtar që duhet të jetë gati për Olympique Marseille”. Trajneri italian, i njohur për temperamentin e tij të zjarrtë, më herët është përfshirë edhe në një përplasje me ndihmëstrajnerin e Spurs, Cristian Stellini, gjatë kohës sa ishte trajner i Brighton. /Telegrafi/




































