LAJMI I FUNDIT:

De Jong “në kërkim” – Barcelona e do holandezin e vërtetë që e bleu 75 milionë euro

De Jong “në kërkim” – Barcelona e do holandezin e vërtetë që e bleu 75 milionë euro

Barcelona të dielën në El Clasicos, kishte nevojë për më shumë lojtarë se sa Lionel Messi për të dal përpara.

Një nga ata lojtarë që duhet të tregohet është Frenkie de Jong, i cili i kushtoi klubit katalunas 75 milionë euro, plus 11 milionë euro bonuse.

Për shkak të këtij çmimi të lartë dhe paraqitjeve të tij me Ajaxin në Ligën e Kampionëve në sezonin e kaluar, pritjet për të janë të mëdha.


Barcelona ende është duke pritur që De Jong të kthehet në ato lartësi që ishte në sezonin e fundit.

Një nga shpjegimet kryesore për ecurinë e tij jo të mirë është edhe ndryshimi i pozicionit, duke kaluar nga një mesfushor fundor te Ajaxi, në një rol më të përparuar si mesfushor sulmues në Camp Nou.

Duke mos luajtur në pozicionin e tij të zakonshëm, 22-vjeçari nuk është po është në gjendje të dominojë, të shënojë dhe të asistojë në atë pozicion.

Si rezultat i kësaj ai ka dy golat dhe tre asistimet në 36 ndeshje këtë sezon, që  nuk janë të mjaftueshme për dikë që luan në pozicionin e tij te Barcelona.

Edhe Arturo Vidal edhe Arthur Melo kanë numra më të mirë se ai, ndërsa Ivan Rakitic, pavarësisht se luan shumë më pak, ka shifra të ngjashme.

Statistikat e lojtarëve të Barcelonës (Foto: Marca)

Nga ndryshimi i trajnerit nuk ka përfituar as De Jong, pasi Quique Setien po ashtu e preferon sikurse Ernesto Valverde, si mesfushor të avancuar.

“Unë do të luaja me të në qendër”.

“Është e qartë se ai nuk është De Jongu i Ajaxit, por ne nuk duhet ta bëjmë këtë krahasim. Të gjithë e kërkuan ku ishte atje dhe presioni i çmimit gjithashtu ka një ndikim këtu”, ka thënë ish- trajneri i Barcelonës , Louis van Gaal.

Trajneri Setien e preferon Sergio Busquetsin si titullar të padiskutueshëm kur bëhet fjalë për qendrën e mesit të mesfushës.

Te Ajaxi, De Jong kishte në krahë dy mesfushorë që punonin për të, tani ai duhet të punojë për të tjetër.

“Ai po luan në një pozicion të ndryshëm nga sa ka luajtur dikur. Ai është i ri dhe do të mësojë”, ka thënë Ronald Koeman.

Sidoqoftë, nuk ka kohë shumë për të mësuar te Barcelona tani. Blaugranat janë në një pikë vendimtare të sezonit dhe i duhen fitoret për të ardhur te trofetë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij

La Liga

"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin

La Liga

"Një natë ferri" - parashikohet boksieri që mund të mposhtë Usykun, Furyn dhe Joshuan

Boks
Lojtari që ia refuzoi kontratën dhjetëvjeçare Barcelonës thotë se nuk është penduar kurrë

Lojtari që ia refuzoi kontratën dhjetëvjeçare Barcelonës thotë se nuk është penduar kurrë

La Liga
Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

La Liga
Rrëfimi ekskluziv nga Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës

Rrëfimi ekskluziv nga Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës

Romak Zeqiri
Kalo në kategori