De Jong: Kishte njerëz te Barcelona që donin të më shisnin për të fituar para

Një javë shumë e rëndësishme për Frenkie De Jong. Jo vetëm që ai ka nënshkruar një zgjatje kontrate me Barcelonën deri në vitin 2029 , por gjithashtu, me këtë zgjatje kontrate, holandezi zgjidh debatin që ka vazhduar prej disa sezonesh rreth një largimi të mundshëm, për t'i dhënë klubit hapësirë financiare.
Tani, me marrëveshjen e nënshkruar, lojtari mbetet i qetë, por nuk harron se kishte njerëz që donin ta shisnin.
"Pati një kohë kur kishte njerëz në klub që donin të më shisnin për të fituar para. Mendoj se ishte në verën e vitit 2023 ose 2022 , nuk më kujtohet saktësisht".
"Gjithmonë kam qenë i qartë se doja të qëndroja te Barcelona. Gjithmonë kam qenë i lumtur të luaj këtu."

De Jong pranoi se situata financiare e klubit mund ta kishte çuar në prag të largimit, por ai ishte i bindur se nëse performanca e tij do të ishte e mirë, vazhdimësia e tij do të ishte e siguruar.
“Isha një lojtar në treg , por isha i qartë se doja të qëndroja dhe se, nëse gjithçka do të shkonte mirë, do të luaja”.
“Kur ke një kontratë, nëse do të qëndrosh, qëndron. Kjo është arsyeja pse nuk kisha frikë”, ka thënë mesfushori holandez.
De Jong tani e sheh të ardhmen me shumë më tepër besim. Ai e ka vendosur veten si mesfushori kryesor i Flick, i cili e konsideron atë një shtyllë kyçe të sistemit të tij./Telegrafi/


















































