LAJMI I FUNDIT:

DBM: Deklarata e Dana Rohrabacher është sulm ndaj Maqedonisë

DBM: Deklarata e Dana Rohrabacher është sulm ndaj Maqedonisë

Diaspora e Bashkuar Maqedonase (DBM) ka reaguar ndaj kongresmenit amerikan republikan, Dana Rohrabacher, për deklarimet për ndarje të Maqedonisë, duke e konsideruar si një sulm të papërgjegjshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

DBM-ja i bën thirrje kryetarit të Kongresit, Paul Ryan dhe liderit të shumicës, Kevin McCarthy, që ta tërheqin Rohrabacher-in nga pozita e kryetarit të Nënkomitetit në Kongres.

Rohrabacher: Maqedonia duhet të ndahet (Video)
Lexo po ashtu Rohrabacher: Maqedonia duhet të ndahet (Video)

Gjithashtu, DBM-ja kërkon edhe nga kryetari amerikan, Donald Trump, që të kritikojë deklaratat e kongresmenit Dana Rohrabacher, si edhe maqedonasit me pasaportë amerikane, të interesohen te përfaqësuesit e tyre për të kërkuar përgjegjësi./Telegrafi/


MPJ kërkoi qëndrim nga Washingtoni për deklaratat e kongresmenit Rohrabacher
Lexo po ashtu MPJ kërkoi qëndrim nga Washingtoni për deklaratat e kongresmenit Rohrabacher