Dauti: Shkollat e Tetovës nuk kanë aplikuar për rrymë të subvencionuar nga shteti

Një numër i madh të shkollave fillore dhe të mesme nuk kanë aplikuar për çmim më të lirë të energjisë elektrike përmes EMV-së për institucionet që ato drejtojnë.
Nga Komuna e Tetovës thanë për “Alsat” se shkollat e tyre kanë refuzuar këtë ofertë për shkak të procedurave burokratike të aplikimit dhe njëkohësisht benefiteve që kompania energjetike e deritanishme u ka ofruar shkollave.
“Vendosën një zëri që të vazhdojnë të furnizohen me energji elektrike nga kjo kompani me arsyetimin se nuk është ndonjë diferencë e madhe që të aplikojnë për subvencionin që është nga ana e Qeverisë. Poashtu nga ana e kësaj kompanie është bërë lirim i çmimit nga ai paraprak dhe shkollat bën aneks kontratë me kompaninë e caktuar. Arsyetimi tjetër ishte se ka shumë procedura për të aplikuar lidhur me subvencionimin që e ofron Qeveria me anë të EMV-së”, deklaroi Nazmi Dauti, Komuna e Tetovës.
Në shkolla të caktuara, drejtuesit dhe mësimdhënësit po kryejnë aktivitete të ndryshme me nxënësit për kursimin e energjisë elektrike. Në shkollën fillore “Bajram Shabani” në fshatin Kondovë të Komunës së Sarajit është bërë ndërrimi I të gjitha poçeve elektrike me ato LED. Siç tha mësuesi Mexhait Ameti, përmes projekteve të caktuara brenda dhe jashtë objektit shkollor nxënësit fitojnë njohuri për kursimin e energjisë në shkollë dhe shtëpi.
“Mundohemi që atë që u’a tregojmë nxënësve këtu ato vet ta përdorin nëpër shtëpitë e tyre që mos të harxhohet rryma për shkak krizës botërore me energjinë. Mundohemi nëpërmjet disa vizatimeve të bëjmë se si ta kursejmë energjinë elektrike ose energjinë alternative si mund ta përdorim ne. Mundohemi në këtë aspekt nxënësit t’i stimulojmë për shfrytëzimin e dritës së diellit dhe të njëjtën ta konvertojmë në dritë me energji”, u shpreh Mexhait Ameti, mësimdhënës.
Afati i aplikimit për rrymë më të lirë për shkollat fillore dhe të mesme është vazhduar deri më 20 dhjetor, por pothuajse gjysma e këtyre shkollave nuk ishin të interesuara të kenë çmim të favorshëm për energjinë elektrike, tha ditë më parë ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Ai shtoi se kjo është sjellje e papërgjegjshme e të gjithë atyre që menaxhojnë shkollat duke shtuar se qëllimisht u bëjnë shpenzime shtesë komunave në të cilat gravitojnë./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Shqiptarët në Bursa të Turqisë organizojnë iftar masiv

Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa