LAJMI I FUNDIT:

Daut Haradinaj: Kurti është si një “coronavirus” në Kosovë, të hënën shkojmë në seancë të jashtëzakonshme

Daut Haradinaj: Kurti është si një “coronavirus” në Kosovë, të hënën shkojmë në seancë të jashtëzakonshme

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Kurtit për heqjen e taksës.

Haradinaj në një lidhje telefonike në “Debat Plus”, ka thënë se duhet konstatuar se “Kurti është një mashtrues i madh publik”.


“Sot mori një vendim të njëanshëm që si duket nuk e ka konsultuar as partnerin që e kanë në qeveri. Po tingëllon që vet zoti Kurti është si një “Coronavirus” në Kosovë”.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së thotë se sot janë depozituar nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme.

Hyseni: LDK nuk pajtohet me vendimin e Kurtit, jemi për heqje të tërësishme të taksës e jo të pjesshme
Lexo po ashtu Hyseni: LDK nuk pajtohet me vendimin e Kurtit, jemi për heqje të tërësishme të taksës e jo të pjesshme

“Kemi pasur informacione se do të ndodh diçka e tillë, prandaj jemi përgatitur për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme. Nesër do të kemi mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit dhe besoj se të hënën në ora 11 do të ketë seancë të jashtëzakonshme”, tha ndër të tjera Daut Haradinaj./Telegrafi/