LAJMI I FUNDIT:

Daut Haradinaj i thotë Idriz Blakajt: Nuk je në kanagjegj, por para deputetëve (Video)

Daut Haradinaj i thotë Idriz Blakajt: Nuk je në kanagjegj, por para deputetëve (Video)

Komisioni për Bujqësi ka miratuar raportin vjetor 2017 nga Agjencia për menaxhimin e komplekseve memorialë të Kosovës.

E në fillim të takimit, kryetari i komisionit, u tregua i ashpër me drejtorin e Agjencisë,  Idriz Blakajt, të cilit i tha të mos flas pa rend, sepse nuk është në kanagjeq aty, por para deputetëve.


“Me të thanë të drejtën shumë shqetësuese është që me 7 a 8 vet me emnaxhu gjithë këtë fuqi obligimet janë shumë të mëdha po shihet se aty ka shumë pak staf. Në anën tjetër janë shpenzuar milionat në emër të asaj që duhet me i mirëmbajt, me i renovu e konzervu objektet. Pak është e çuditshme, dihet botërisht që ka pasur një mos harmonizim mes agjencisë dhe ministrisë së planifikimit hapësinor se kush duhet t’i trajtoj këtu.. Këtu e kemi Idriz Blakën, drejtorin e agjencisë, i ka skadu mandati po unë kam dashtë me pas prezent.. Po flas në kuptimin që s’je në mandat të plotfuqishëm. Edhe mos me ardhur penalisht t’i mund të ndiqesh…Mos me ndërpre  kur foli unë kur ta jap fjalën, s’je në kanagjeq, je para deputetëve”, tha ai.

Ndërsa foli dhe për Kullat në Prekaz, për të cilat Haradinaj tha se janë mbetur në gjendje të mjerueshme.

Blakaj tha se problem që përballet agjencia në fjalë, është stafi i vogël i saj.

“Problem kryesor i agjencisë është stafi. Ne si agjenci dhe pse me ligj parashihet t’i ketë 52 punëtorë, ne jemi 12 por 3 që i kemi në Prekaz s’mund të na ndihmojnë asgjë”, tha ai.

Sa i përket Kullave të Prekazit, ai thotë se zhurma për këtë u bë për shkak të tij, jo për shkak të kullave në Prekaz.

“U përmend rasti i Prekazit, është e vërtete që kullat kanë mbet keq. Vitin e kaluar është bërë një zhurmë shumë e madhe por zhurma është bërë, tema kam qenë unë, jo kullat e Prekazit. Unë jam mësu me bajt sepse njerëzve u ka rënë në mend mbas 18 vjetëve, që kullat janë keq, plot njerëzve që folshin dhe në parlament dhe gazetarë dhe analistë. Unë kisha qejf që u ba ajo zhurmë thosha mos po përshpejtohet ligji që u kanë i kryer”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori