LAJMI I FUNDIT:

Daullexhinjtë në Stamboll bëjnë provat e fundit për muajin e Ramazanit

Daullexhinjtë në Stamboll bëjnë provat e fundit për muajin e Ramazanit

Daullexhinjtë që morën trajnimin e daulles së Ramazanit në rajonin Arnavutköy të Stambollit zhvilluan provat e fundit dhe morën certifikatat e tyre.

Daullexhinjtë e syfyrit të cilët kanë një vend të rëndësishëm në traditat e Ramazanit, u trajnuan si në teknikat e daulleve ashtu edhe në performancën para një turme në Akademinë e Kulturës dhe Arteve “Nuri Pakdil” të rajonit Arnavutköy.


Gjatë gjithë programit, pjesëmarrësit patën mundësinë të zhvillojnë teknikat e tyre të ritmit dhe goditjes duke interpretuar meloditë tradicionale në mënyrë më mbresëlënëse.

Në përfundim të procesit të trajnimit, daullexhinjve iu dhanë certifikata pas provave të fundit.

Ömer Faruk Gök, i cili jep mësim të muzikës në Akademinë e Kulturës dhe Artit “Nuri Pakdil” në rajonin Arnavutköy, në një deklaratë për gazetarët tha se ata u kanë mësuar daullexhinjve se si të mbajnë ritmin në një mënyrë më të bukur dhe të ndërgjegjshme pa i shqetësuar qytetarët.

Një nga daullexhinjtë që u trajnua, Atakan Aslan tha se ai kishte 4 vjet që ushtron profesionin si daullexhi i Ramazanit dhe se pas trajnimit e kuptoi se kishte luajtur gabimisht në daulle.

Ekipet e policisë së Bashkisë Arnavutköy, në kuadër të programit informuan daullexhinjtë për rregullat dhe ndjeshmëritë sociale që duhet t’u kushtojnë vëmendje gjatë detyrave të tyre. /AA/