LAJMI I FUNDIT:

I dashuri e uron Bebe Rexhën për ditëlindjen e 32-të me fotografi të dyshes në çaste të ëmbla me njëri-tjetrin

I dashuri e uron Bebe Rexhën për ditëlindjen e 32-të me fotografi të dyshes në çaste të ëmbla me njëri-tjetrin
Foto: Keyan Safyari/Instagram

Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, këtë javë ka festuar ditëlindjen e saj të 32-të.

Me këtë rast, ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj, gjersa për një nga urimet më të përzemërta, duket se është kujdesur i dashuri i saj.

Ajo ka kohë që është në lidhje me kineastin Keyan Safyari, me të cilin edhe u paraqit së fundmi në promovomin e koleksionit të ri të “Dolce dhe Gabanna” në Venedik.


Foto: Keyan Safyari/Instagram

Keyan vendosi që së fundmi përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social Instagram, t’i urojë të dashurës së tij ditëlindjen.

Kush është i dashuri i Bebe Rexhës, Keyan Safyari dhe sa janë të hyrat e saj vjetore?
Lexo po ashtu Kush është i dashuri i Bebe Rexhës, Keyan Safyari dhe sa janë të hyrat e saj vjetore?

Ai ka ndarë me ndjekësit e tij pesë fotografi të ndryshme të çiftit, ku shihen të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.

Foto: Keyan Safyari/Instagram

“Urime ditëlindjen dashuria ime”, ka shkruar Keyan në mbishkrimin e këtyre imazheve – në një prej të cilëve shihet duke i dhënë një përqafim të zjarrtë nën shpatullat e tij artistes shqiptare.

Bebe Rexha ndërkohë vazhdon të shijojë suksesin e albumit të saj më të fundit, “Better Mistakes”, të cilin e nxori në shitje në maj të këtij viti.

Foto: Keyan Safyari/Instagram

Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin të dhënë këtë verë, këngëtarja shqiptare e kalibrit botëror u shpreh se dëshiron me patjetër që në një të ardhme të vizitojë Kosovën për herë të parë.

Bebe Rexha intervistë ekskluzive për Telegrafin: Dua të vij në Kosovë, ka qenë një ëndërr e imja gjithmonë ta vizitoj atë vend
Lexo po ashtu Bebe Rexha intervistë ekskluzive për Telegrafin: Dua të vij në Kosovë, ka qenë një ëndërr e imja gjithmonë ta vizitoj atë vend

“Unë thjesht, me të vërtetë nuk mund të pres deri sa të vijë ai moment. Është si një ëndërr dëshira për të ardhur në Kosovë, ndoshta do të vij këtë vit, ose ndoshta në vitin e ardhshëm, unë me të vërtetë dua të shkoj atje. Ndoshta do të vij edhe më herët nga sa e mendoni, do të më pëlqente, ka qenë një ëndërr e imja prej kohësh ta vizitoj Kosovën”, ka thënë interpretuesja e hitit “Meant to be”. /Telegrafi/

Foto: Keyan Safyari/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Magazina
Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Magazina
Kalo në kategori