Fillimi i një lidhje të re romantike padyshim se është periudhë emocionuese – ndërkaq rënia në dashuri është përvojë që jua ndryshon jetën tërësisht!
Sidoqoftë, në fillim të lidhjes, kur çdo gjë është argëtuese dhe e re, mund të jetë gjë e vështirë të kuptohet se a është dashuri apo epsh pasi që emocionet të cilat ndërlidhen me këto dy ndjenja janë shumë të ngjashme, transmeton Telegrafi.
Fatmirësisht, një profesor i sociologjisë që ka studiuar qindra çifte ka treguar për katër gjërat të cilat mund t’ju ndihmojnë ta kuptoni se a keni rënë në dashuri apo thjesht është vetëm epsh.
Terri Orbuch, terapist, profesor i sociologjisë dhe autor i disa librave, këto shenja i ka treguar gjatë një prezantimi në ngjarjen TED – ndërsa shenjat do t’jua ndryshojnë mënyrën se si e mendoni dashurinë.
Sipas tij, shenja e parë që tregon se ajo çfarë jeni duke përjetuar dashuri e jo epsh është lidhja që e keni ju dy. Më hollësisht, dëshira për një lidhje mes partnerit dhe njerëzve tjerë të rëndësishëm në jetën tuaj.
Përderisa epshi ju bën të dëshironi një lidhje vetëm ju me partnerin, nëse është dashuri, ju do të dëshironi që edhe personat tuaj të afërm ta duan partnerin.
Dallimi i dytë që tregon se a është dashuri apo epsh është mënyra se si flisni për lidhjen tuaj, pasi që e zgjedhja e fjalëve tregon shumë për ndjenjat e vërteta. Sipas Orbuch, nëse thoni “unë” në vend të “ne dy”, atëherë shanset janë se epshi po e drejton lidhjen tuaj, pasi që dy njerëz të dashuruar e mendojnë vetën vetëm si palë e jo si tek.
Indikatori i tretë është ajo çfarë zbuloni për vetveten – ku dashuria i inkurajon njerëzit t’i zbulojnë të gjitha pjesët e vetvetes, ndërkaq epshi i nxitë njerëzit t’i zbulojnë gjërat vetëm në nivel sipërfaqësor. Nëse keni rënë në dashuri, ju flisni me veten në nivele shumë më të thella.
Ndërkaq dallimi i katërt dhe final është influenca – ku, sipas Orbuch, dashuria nënkupton se personi tjetër ka ndikim në jetën tuaj.
P.sh. të marrim shembull se ju është ofruar një vend pune jashtë shtetit. Nëse është dashuri, ju e mendoni këtë mirë dhe lidhjen tuaj me partnerin, ndërkaq kur është epsh, partneri nuk ka fare ndikim në vendimin që do ta merrni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Collagen Attivo – Rutina që ju duhet për rini dhe forcë të lëkurës

A duhet t’i tregoni partnerit se e keni tradhtuar?

Maska me sodë bukë, cilat janë efektet që jep në lëkurën tuaj?
Çka trashëgojnë bebet nga nëna dhe çka nga babai?

10 rregullat e mençura të cilat i kanë ndjekur prindërit tanë, por që ne i kemi harruar

Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri