LAJMI I FUNDIT:

“Dashnia nuk është sëmundje”, “Me homofoba nuk ka shtet” – protestë në Prishtinë pasi nuk u miratua ndryshimi i Kodit Civil

“Dashnia nuk është sëmundje”, “Me homofoba nuk ka shtet” – protestë në Prishtinë pasi nuk u miratua ndryshimi i Kodit Civil

Me pankartat “Dashnia nuk është sëmundje”, “Dashnia është rezistente”, “Me homofoba nuk ka shtet”, “Homofob, s’ki vend në Kuvend”, shoqëria civile është duke protestuar pasi ka dështuar miratimi i Projektkodit Civil që rregullon bashkëjetesën mes personave të gjinisë së njëjtë.

Protesta është duke u mbajtur në sheshet e Prishtinës, ndërsa në protestë janë duke marrë pjesë një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, transmeton Telegrafi.

Protestuesit pasi kanë qëndruar në shesh, kanë shkuar në drejtim të Kuvendit të Kosovës ku edhe kanë bllokuar hyrjen e ndërtesës.

Ndryshe, të mërkurën, Kuvendi i Kosovës, dështoi të kalojë në lexim të parë Projektkodin Civil.

Në momentin e votimit në sallë ishin të pranishëm 77 deputetë, por 16 prej tyre nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës (shumica, deputetë të LDK-së).

Nga 61 deputetët që morën pjesë në votim, 28 deputetë kanë votuar pro, 29 kundër dhe 4 deputetë kanë abstenuar.

Deputetët që votuan pro dhe kundër Projektkodit Civil që rregullon bashkëjetesën mes personave të gjinisë së njëjtë
Lexo po ashtu Deputetët që votuan pro dhe kundër Projektkodit Civil që rregullon bashkëjetesën mes personave të gjinisë së njëjtë

Për këtë Projektkod Civil nuk ka pasur unitet as në partinë kryesore, Lëvizjen Vetëvendosje.

Projektkodi Civil e definon martesën ndërmjet personave me gjini të ndryshme, si dhe në veçanti për Nenin 1138, paragrafi 2, i cili parasheh “bashkësitë e regjistruara civile me seks të njëjtë”.

Në Projektkodin Civil thuhet se “martesa është bashkësi e regjistruar ligjërisht ndërmjet dy bashkëshortëve të sekseve të ndryshme, me anë të së cilës ata lirshëm vendosin që të jetojnë së bashku si burrë e grua”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori