Dashi është një forcë që nuk duhet injoruar dhe ka reputacion për pasionin dhe fuqinë e tij
Nëse ke nevojë për më shumë për t’u bindur që Dashi është zgjedhja e duhur për dashurinë e ardhshme ose mikun më të mirë, këtu janë disa arsye.
Ja pse ti ke nevojë për një Dash në jetë:
Dashi është aventurist
Nuk keni çfarë të bëni në fundjavë? Thjesht merr në telefon një Dash, kjo shenjë ka gjithmonë ide për diçka të re. Dashi dhe idetë për argëtim shkojnë bashkë. Edhe pse duket si lojë, kjo nevojë mund të jetë vendimtare për shëndetin e tyre sepse janë gjithmonë në kërkim për më shumë emocion. Nuk mbaron me kaq. Kjo shtysë shprehet në disa aspekte të jetës së Dashit, që rezulton në një presion të madh të vetimponuar për të çarë me një ritëm të shpejtë. Ky presion ka pasojat e tij.
Ata rrezatojnë pozitivitet
Dashi është shpirt pozitiv prej natyre. Kjo energji i bën të përshtaten me çdo mjedis social pa mundim. Vështirë që diçka mund të jetë e pakëndshme për ta dhe është plus nëse i keni partner. Ana e keqe e të qenit superpozitivë është kur gjërat nuk shkojnë sipas planit. Për Dashin, kjo mund të jetë një goditje e rëndë. Është depresuese dhe zakonisht fajësojnë veten kur gjërat nuk shkojnë siç ishin parashikuar.
Janë pozitivë, por dhe optimistë
Shumica e personave Dash duket që janë mjeshtër të ecjes në atë vijën e hollë midis optimizmit inkurajues dhe optimizmit të tepruar. Kështu që, shko tek ta, për të fituar pak besim. Do ishte një balancë shumë e mirë në miqësi nëse shenja jote ka prirjen për të parë më të keqen. Megjithatë, ky optimizëm jo gjithmonë i përfshin dhe ata vetë. Ata nuk e kërkojnë kurrë nga të tjerët që t’i bëjnë të ndihen mirë, por dhe ata do kishin nevojë për pak inkurajim.
Dashi është besnik
Dashi është shumë besnik. Ai nuk i braktis miqtë dhe as nxjerr sekretet e tyre. Do të këshillonim as mos të ofendoje, lëndoje apo flisje keq për shokët e Dashit, sepse në këtë rast magjia prishet. Këtu ata do tregonin brirët! Besnikëria mund t’u prishë dhe punë sepse ata shpesh ruajnë shoqëri, marrëdhënie ose punë më gjatë sesa duhet.
Ata janë të drejtë si një shigjetë
Ndershmëria është strategjia më e mirë. E vetmja situatë kur nuk janë të sinqertë është kur nuk thonë dot jo nga frika mos lëndojnë dikë, sepse një person Dash do përpiqet gjithmonë të jetë i ndershëm në atë mënyrë që nuk mërzit apo ofendon askënd. Miqtë e Dashit nuk duhet të shqetësohen për fjalë pas krahëve apo tradhti. Dashi u rri larg këtyre si sëmundje. Ata nuk përfshihen dhe nuk duan të rrethohen nga to. Është e thjeshtë!
Personat Dash janë shumë të pavarur
Ata janë shoku ose i dashuri, e dashura më me pak kërkesa. Ata janë mësuar të çajnë vetë dhe u pëlqen kjo. Kjo do të thotë edhe që kur kanë nevojë për ndihmë, nuk do ta kërkojnë, kështu që miqtë dhe partnerët e tyre duhet të kenë pak intuitë. Dhe që ta dini, duhet më shumë sesa një herë t’u ofroni ndihmë, që ta pranojnë.
Ata janë të besueshëm
Nuk është e lehtë të gjesh dikë me të cilin mund të ndash sekretet më të mëdha e më të fshehta. Të qenit të besueshëm është një tipar natyral për Dashin. Ata janë jo vetëm të besueshëm, por edhe besojnë shumë. Ata mendojnë që miqtë apo i dashuri do i trajtojë si ata i trajtojnë të tjerët dhe prandaj kanë një koleksion me histori shfrytëzimesh, përfoljesh dhe braktisjesh.
Dashi është bujar me të tjerët, por dorështrënguar me veten
Dashi është i ndjeshëm ndaj parave, një kursimtar i shkëlqyer. Kjo nuk duhet ngatërruar me të qenit dorështrënguar, sepse ai nuk do ngurronte t’u jepte miqve dhe familjes para, kohë, hapësirë ose ndihmë kurdo që t’i kërkohej. Ndonjëherë, edhe kur ble gjëra thelbësore, i duket sikur po llastohet. Deshët kanë një prirje për t’ia dalë me minimumin e mundshëm.
Personat e Dashit janë ambiciozë
Duke qenë që personat e Dashit mundohen gjithmonë për më shumë, për të bërë më shumë, për të qenë më shumë, për të parë më shumë, entuziazmi I tyre për jetën mund të jetë ngjitës, por ambiciet mund të jenë një rrezik personal për shëndetin. Sa më e madhe ambicia, aq më i largët është synimi nga e tashmja, shkruan revistaclass. Personat Dash janë të paduruar dhe u pëlqen të jenë në lëvizje të vazhdueshme, përpara.
Personat Dash janë kombinim i tipareve të mësipërme
Ky kombinim do të thotë që nëse jeni miq me një Dash, do jeni miq për gjithë jetën. Si çdo shenjë tjetër dhe ata kanë cilësitë e tyre jo të lakmueshme: Janë të gatuar në një formë dhe shpesh nuk duan të bëjnë kompromise me besimet, idealet dhe idetë e tyre. Gjithashtu Dashi mund të jetë i paduruar, impulsiv dhe me humor të luhatur. Ka arsye pse janë shenjë zjarri! Megjithatë Dashi ka shumë për të dhënë në jetë dhe dashuri. Nëse jeni duke kërkuar një marrëdhënie romantike ose shok të besueshëm për t’i shtuar vlerë jetës, mos kërko përtej rrethit te Dashit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori

Ata janë një hap përpara të tjerëve, shenjat e zodiakut që janë të pamundura për t'u manipuluar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë