Naim Dashaj i Auto Klubit Eurogoma Racing Team është fitues i garës së dytë në disiplinën auto-sllallom, e cila u zhvillua në Ferizaj.

Dashaj me Subarun e tij deri te fitorja arriti me kohën prej 2:31.951 minuta, ndërsa i dyti u rendit Valon Jaha i HCR Gjakova, i cili me BMW pati kohë më të ngadalshme për 01.567 sekonda.


Një vend në podium, në plasmanin e përgjithshëm, e siguroi edhe Kreshnik Mariqi i Prizreni D&G, i cili u paraqit me Yugo dhe në krahasim me fituesin u vonua për 03.870 sekonda.

Për Dashajn kjo ishte fitorja e dytë radhazi në auto-sllallom, pasi më parë pati triumfuar edhe në Prizren.

“Në çdo garë hyj me seriozitetin më të madh dhe i përqendruar maksimalisht. Si rezultat i kësaj edhe sukseset janë evidente. Shpresoj të vazhdoj me këtë ritëm edhe në vazhdim të kampionatit", ka thënë Dashaj pas garës.

Duhet theksuar se, ai tash e sa vjet jeton në Suedi, ndërsa nga atje udhëton për çdo garë, që gjithsesi është një sakrificë e madhe, të cilën e bën vetëm për shkak të pasionit ndaj automobilizmit.

Rezultatet:Klasa 1 (deri 1200 cc - Grupi 1)

1.Visar Hoti (Fiat - Prizreni D&G) 2:57.914

Klasa 2 (mbi 1200 -1600 cc - Grupi 1)

1.Dardan Sadiku (MK7 - Ferizaj) 2:52.608

2.Majlind Musliu (Toyota - Prizreni D&G) DNS

Klasa 3 (mbi 1600 cc - Grupi 1)

1.Jeton Qerimi (MBW - Gjilani) 2:43.956

2.Kushtrim Bytyqi (Renault - Ferizaj) +02.385

3.Leutrim Rexhepi (MK6 - Ferizaj) +03.003

Klasa 5 (mbi 1200 - 1600 cc - Grupi 2)

1.Suhejb Vuqitërna (Honda - Rahoveci) 2:50.616

Klasa 6 (mbi 1600 cc - Grupi 2)

1.Liridon Kalenderi (Porsche - Prizreni D&G) 2:37.286

2.Egzon Skeraj (Honda - Prizreni ) +07.090

3.Getuar Berisha (Golf - Prizreni) +11.535

Klasa 7 (deri1200 cc - Grupi 3)

1.Kreshnik Mariqi (Yugo - Prizreni D&G) 2:35.821

2.Halil Çereti (Yugo - Prizreni D&G) +04.211

3.Emin Sabir (Yugo - Prizreni D&G) +05.313

Klasa 8 (mbi 1200 - 1600 cc - Grupi 3)

1.Valon Rexhepi (Lupo - Eurogoma RT) 2:35.930

2.Leutrim Bytyqi (Peugeot - Ferizaj) +00.028

3.Alban Berisha (Suzuki - Prizreni D&G) +03.509

Klasa 9 (mbi 1600 cc - Grupi 3)

1.Naim Dashaj (Subaru - Eurogoma RT) 2:31.951

2.Valon Jaha (BMW - HCR Gjakova) +01.567

3.Bashkim Memaj (Subaru - Prizreni D&G) +04.372

Promo

1.Jugoslav Milosevki (Opel -Nikola Karev) 2:42.386

2.Maja Milosevska (Opel - Nikola Karev) +21.869

Plasmani i përgjithshëm:

1. Naim Dashaj (Subaru - Eurogoma RT) 2:31.951

2.Valon Jaha (BMW - HCR Gjakova) +01.567

3. Kreshnik Mariqi (Yugo - Prizreni D&G) +03.870

/Telegrafi/

telegrafi sport app