Sekretari amerikan i shtetit, Michael Pompeo, tha të enjten se trafikimi me qenie njerëzore privon miliona njerëz nga dinjiteti dhe liria e tyre. Ai dëmton sigurinë kombëtare, dëmton tregjet dhe pasuron kriminelët e terroristët ndërkombëtarë dhe është një fyerje për vlerat universale që amerikanët i kanë për zemër.
Ai i bëri këto komente gjatë paraqitjes së raportit mbi trafikimin e qenieve njerëzore në botë, sipas të cilit Kosova, vazhdon të jenë në grupin e dytë në një vlerësim që raporti u bën shteteve duke i ndarë në tri kategori: shtetet, qeveritë e të cilave përmbushin standardet minimale, në të dytën vendet që nuk i përmbushin plotësisht standardet, por që bëjnë përpjekje të mëdha për t’i përmbushur dhe në të tretin janë vendet që nuk i plotësojnë standardet dhe që nuk bëjnë përpjekje, transmeton Zëri i Amerikës.
Raporti thekson se sikurse edhe gjatë vjetëve të fundit, Kosova vlerësohet si vend burimi dhe destinacioni për viktimat e trafikut, të cilat përdoren në industrinë e seksit, si dhe në punë të detyruar. Pjesa më e madhe e viktimave janë pjesë e trafikimit të brendshëm për shfrytëzim seksual.
Pjesa më e madhe e viktimave të trafikimit për industrinë e seksit në Kosovë janë vajza, ndonëse grupet kriminale detyrojnë të prostituojnë gra nga Shqipëria, Moldavia, Rumania, Serbia dhe vende tjera evropiane.
Gratë dhe vajzat janë viktima të trafikimit nëpër shtëpi private, apartamente, klube të natës dhe sallone masazhi. Fëmijët nga Kosova, Shqipëria dhe vendet tjera fqinje detyrohen në lypësi. Trafikantët detyrojnë qytetarë të Kosovë në prostitucion dhe punë të detyruar gjithandej nëpër Evropë. Pjesëtarët e grupeve pakicë, romë, ashkali dhe egjiptas, janë viktima të trafikut për shërbime seksuale dhe lypësi të detyruar.
Raporti thekson se korrupsioni qeveritar krijon mjedis që mundëson disa krime trafikimi. Disa oficerë policie, punonjës të ministrisë së punës dhe zyrtarë të tjerë qeveritar janë akuzuar dhe dënuar për krime të tilla.
Raporti thekson se qeveria e Kosovës nuk i plotëson standardet minimale për eliminimin e trafikut; por po bën përpjekje të dukshme për ta bërë këtë. Ajo ka shtuar përpjekjet por vazhdon të mbetet në kategorinë e dytë. Gjykatësit kanë shqiptuar dënime të lehta për trafikantët dhe prokurorët po i trajtojnë rastet e trafikimit si krime më të vogla. Qeveria shkurtoi fondet për strehimoret e Organizatave Joqeveritare duke bërë që njëra syresh të mbyllet përkohësisht.
Raporti i rekomandon Kosovën hetimin, ndjekjen dhe dënimin e fuqishëm të trafikantëve si dhe zyrtarëve të përfshirë dhe të shqiptojë dënime më të rrepta përfshirë edhe burgosjen; të emërojë prokurorë dhe gjykatës të posaçëm që do të merren me rastet e trafikimit dhe të sigurojë trajnimin e përgjegjësve për hetimin dhe ndjekjen e këtyre rasteve; të sigurojë fonde të përshtatshme për strehimoret e OJQ-ve; të ngrihen strehimore në komunat veriore për të ndihmuar viktimat e trafikimit në atë pjesë të vendit: të shtojë mbështetjen qeveritare për shërbimet e ri integrimit të viktimave etj.
Raporti vëren se Kodi Penal parasheh dënime për trafikimin nga pesë deri në 12 vjet heqje lirie. Autoritetet parashtruan 21 kallëzime penale për trafikim në vitin 2017 (në vitin 2016 ishin 31 raste) dhe arrestuan 28 të dyshuar për trafikim (62 në 2016) dhe 10 të dyshuar të tjerë për “shfrytëzimin e shërbimeve seksuale nga një viktimë e trafikimit” (18 të tillë ishin në vitin 2016).
Autoritetet ndoqën 27 të pandehur (në vitin 2016 ishin 56 syresh), përfshirë edhe një person për “shfrytëzimin e shërbimeve seksuale nga një viktimë”. Gjykatat dënuan 29 veta (në vitin 2016 ishin 24). Por, sipas raportit, gjykatësit vazhduan të shqiptojnë dënime nën minimumin prej 5 vjetësh heqje lirie: një trafikant u dënua me pesë vjet dhe një gjobë prej 5 mijë eurosh dhe 14 morën dënime nga 18 muaj deri në tre vjet e shtatë muaj heqje lirie. Shtatë veta u dënuan me kusht dhe me gjoba që silleshin nga 600 deri në 3 mijë e 600 euro. Edhe të tej në gjykata janë 88 raste të mbetura nga e kaluara.
Në raport thuhet se Drejtoria kundër trafikimit në policinë e Kosovës bashkë me prokurorët, punonjësit social dhe inspektoratin e punës kanë kryer 143 operacione nëpër bare, klube nate dhe sallone masazhi. Po ashtu janë kryer hetime edhe rreth punonjësve qeveritar që mund të ishin përfshirë në vepra trafikimi, por nuk janë raportuar akuza apo dënime.
Qeveria, thuhet në raport, ka vazhduar përpjekjet për mbrojtjen e viktimave. Autoritetet kanë identifikuar 32 viktima të trafikimit nga të cilat 18 ishin subjekte të industrisë së seksit, shtatë të punës së detyruar, tre të detyruar në lypësi dhe katër të detyruar në skllavëri. Prej tyre 19 ishin fëmijë, 29 të gjinisë femërore dhe tre të gjinisë mashkullore. Nga 32 viktima, 25 ishin nga Kosova, pesë nga Shqipëria, një nga Filipinet dhe një nga Moldavia, thuhet në raport.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe pritet me nderime shtetërore në Shqipëri

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë