LAJMI I FUNDIT:

Darko Shariq lirohet nga burgu – krimineli serb ishte shpërndarësi më i madh i drogës në Ballkan

Darko Shariq lirohet nga burgu – krimineli serb ishte shpërndarësi më i madh i drogës në Ballkan

Gjykata e Apelit në Beograd e liroi nga burgu Darko Sariqin dhe e urdhëroi që dënimin ta kryejë në shtëpi nën mbikëqyrje elektronike.

Gjithashtu janë liruar edhe tre të pandehur të tjerë nga grupi kriminal që ka udhëhequr serbi, shkruan nova.rs.

Sariq kaloi gati tetë vjet në paraburgim, sepse u dorëzua në organet e drejtësisë në muajin mars të vitit 2014 pas disa vitesh arratisje.


Ai u dënua në shkallë të parë me 15 vite burg si organizator i një grupi kriminal për kontrabandë kokaine nga Amerika Latine në Evropën Perëndimore në vitet 2008 dhe 2009.

Sariq konsiderohej si një nga shpërndarësit më të mëdhenj të drogës në Ballkan. /Telegrafi/