Ka filluar ndeshja në mes të Kosovës dhe Malit të Zi në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Ndeshja që filloi në ora 20:45, po zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, derisa ‘Dardanët’ kanë shfaqur një koreografi të mrekullueshme.


Tifozët e Përfaqësueses tonë në koreografinë e tyre kanë publikuar pamje nga Vedat Muriqi, e që janë fantastike.

72691096 1435972663210184 150152507639726080 n (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

‘Dardanët’ kanë filluar me këngë këtë sfidë, derisa po këndojnë “Besa besë besën ta kam dhanë…”.

Kosovës do t’i duhet sonte vetëm fitorja në mënyrë që të vazhdojmë ëndrrën për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian.

Anglia është aktualisht lider i Grupit A me 12 pikë, aq sa ka edhe Republika Çeke, Përfaqësuesja jonë me tetë, Mali i Zi dhe Bullgaria me tri. /Telegrafi/

72269997 580836175787683 943457165056671744 n

telegrafi sport app