Dardan ShabanHaxhaj i qëndron besnik Rubin Kazanit, rinovon edhe për pesë vite

Sulmuesi me prejardhje nga Kosova Dardan ShabanHaxhaj e ka rinovuar kontratën me Rubin Kazanin.
Përmes një video të bukur në rrjetin social “Facebook”, skuadra ruse njoftoi se ShabanHaxhaj ka nënshkruar kontratën e re edhe për pesë vite.
“Një ndër lojtarët më të shpejtë në ligë qëndron me ne”, shkroi ndër të tjera në mbishkrim Rubin Kazan.
ShabanHaxhaj është i padiskutueshëm në formacionin e Rubin Kazanit, ku gjithnjë luan titullar si dhe është ndër më meritorët për suksesin e klubit këtë edicion.
Te Rubin Kazan përndryshe ShabanHaxhaj është bashkëlojtar edhe me dy yjet e tjerë me prejardhje kosovare, Mirlind Daku dhe Veldin Hoxha.
Kujtojmë, ShabanHaxhaj gjithashtu është një nga lojtarët që pëlqehet nga përzgjedhësi i Kosovës Franco Foda dhe mbetet të shihet nëse do të bëhet “dardani” më i ri në muajt e ardhshëm./Telegrafi/




















































