Lojtari i Shakhtar Donetsk, Danylo Sikan bëri huqjen më të keqe të një rati në historinë e Ligën së Kampionëve gjatë barazimit 1-1 të së martës mbrëma kundër Celtic.

Ekipi ukrainas hyri në ndeshjen e së martës duke e ditur se shmangia e humbjes do të jepte ende shpresa për kualifikim nga Grupi F.


Në fund, Shakhtari arriti të marrë një barazim 1-1 në udhëtim te skocezët e Celtic, në një ndeshje që mund ta fitonin.

Goli i bukur individual i Mykhaylo Mudryk në pjesën e dytë anuloi golin e Georgios Giakoumakis për Celtic dhe ndeshja u mbyll me barazim.

Megjithatë, Shakhtari pati një shans të lavdishëm për të rrëmbyer të tre pikët dhe për të kaluar një pikë pas RB Leipzig në vendin e dytë.

Lojtari i pafat ishte Danylo Sikan, i inkuadruar në pjesën e dytë, ai i cili nuk arriti ta çoi topin në rrjetën e zbrazët.

danylo sikan 1

Ishte Mudryk që mori një top, shkoi mirë drejt zonës dhe arriti të asistoj për Sikan të vetëm me portën, por goditja e tij e pasaktë ka bërë që ai të prodhoi ndoshta huqjen më të madhe të të gjitha kohërave në Ligën e Kampionëve.

E gjitha ndodhi në minutën e 72-të kur rezultati ishte ende 1-1. /Telegrafi/

telegrafi sport app