Ylli brazilian i PSG-së, Dani Alves, ka vazhduar me ndryshimin e numrin, ndërsa këtë sezon ka zgjedhur ta mbaj një numër për nder të katër herë kampionit të botës,  Mario Zagallo.

Mbrojtësi tani 35-vjeçar do të veshë fanellën me numrin 13, në vend të asaj që e kishte me numër 32 që e mbajti sezonin e shkuar.


Alves aktualisht është i dëmtuar dhe nuk pritet të kthehet në fushë deri në fund të vitit pasi ka bërë një operacion në gju gjatë qershorit.

dani alves 1

Kur ai të bëjë rikthimin e shumëpritur, Alves do të veshë fanellën me numër 13 për nder të Mario Zagallos.

“Gjithmonë kam dashur të ndryshoj numra dhe të nderoj njerëz që në një mënyrë, më kanë frymëzuar dhe kanë pasur kuptim në jetën time. Këtë herë, e kam ndryshuar për idhullin tonë – të paharrueshmin Zagallo”, ka shkruar ai.

f2c439105b8653c5fa33e2850b5d8778

Zagallo e ka fituar Kupën e Botës katër herë. Dy herë e ka fituar si lojtar në vitet 1958 dhe 1962, një herë si trajner, në vitin 1970, dhe një herë si ndihmëstrajner në vitin 1994.

Ai gjatë karrierës së tij ka luajtur lojtar krahu, ndërsa vazhdon të jetojë në Brazil dhe është në moshën 87 vjeçare.

4F7F3B8900000578 6110377 image a 105 1535549360430

Alves sezonin e shkuar shënoi një gol në Ligue 1, ndërsa ka kontribuar edhe me gjashtë asistime, prej kalimit të tij nga Juventusi te  PSG. /Telegrafi/

telegrafi sport app