Damian Lillard fiton garën për tre pikë në NBA All-Star

Garë e jashtëzakonshme është zhvilluar për gjuajtjet për tre pikë në NBA All Star.
Tetë basketbollistë kanë marrë pjesë në një sfidë tejet interesante.
Tyrese Haliburton dhe Buddy Hield ishin nga Indiana Pacers, Tyler Herro i Miami Heat, Kevin Huerter i Sacramento Kings, Jayson Tatum i Boston Celtics, Julius Randle nga New York Knicks, Lauri Markkanen nga Utah JAzz dhe Damian Lillard nga Portland Trail Blazzers.
Nga tetë basketbollistë në finale shkuan tre prej tyre, me Tyrese Halubrton që shënoi 31 pikë, Buddy Hield 23 dhe Damien Lillard me 26 të tjera.
Në raundin final Tyrese Haliburton realizoi 17 pikë, Buddy Hield në shtoi 25 pikë, derisa Damien Lillard realizoi një pikë më shumë se Hield për ta fituar garën.
Lillard që njihet si një 'snajperist' për gjuajtjet nga distanca, për herë të parë e fitoi këtë çmim në karrierën e tij. /Telegrafi/

































