LAJMI I FUNDIT:

Damat më të famshme në botë nuk kanë frikë të tregojnë fytyrën pa grim: Cila është më e bukura?

Damat më të famshme në botë nuk kanë frikë të tregojnë fytyrën pa grim: Cila është më e bukura?

Ato u japin mbështetje të mëdha vajzave të reja për të pranuar veten dhe fytyrën e tyre ashtu siç janë!

Nga ato pritet që të duken gjithmonë pa të meta – pa rrudha, akne, peshë të tepërt, celulit, flokë të thinjura! Dhe, në fakt, shumica e tyre harrojnë se janë gra të zakonshme si çdonjëra prej nesh.


Ato përballen me të gjitha problemet, të cilat nuk janë tamam aleate të mira të bukurisë femërore, transmeton Telegrafi.

Jemi mësuar që të shkëlqejnë, të shndrisin në tapetin e kuq apo në ballina të revistave me grim perfekt që thekson atributet e tyre dhe fsheh çdo të metë.

Pavarësisht kësaj, ato e tregojnë me krenari fytyrën e tyre fare pa grim, sepse natyrale janë më të bukura, apo jo?

Këto veprime inkurajojnë veçanërisht vajzat e reja të duan veten me të gjitha papërsosmëritë e tyre, sepse kjo është arsyeja pse ato janë unike.

Dhe cila është sipas jush dama më e bukur e skenës publike botërore në një edicion krejtësisht natyral?

Jennifer Lopez

Victoria Beckham

Ashley Benson

Kim Kardashian

Mila Kunis

Selena Gomez

Rihanna

Teylor Swift

Cara Delevingne

Beyonce

Bella Hadid

Selma Hayek

Jessica Alba

/Telegrafi/