Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve” vjen analiza nga gazetarët e Telegrafit për shortin e Kupës së Kosovës dhe kampionatin kosovar. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle , Air Munich dhe Exfis.

Gazetari sportiv Romak Zeqiri ka ofruar një analizë të gjerë për garën e titullit në Superligën e Kosovës, duke theksuar se konkurrenca këtë sezon është më e hapur se kurrë dhe se asnjë skuadër nuk ka një avantazh të pakapërcyeshëm.


Sipas Zeqirit, Ballkani ka ndërtuar ndër vite një standard të lartë, duke qenë vazhdimisht në krye të renditjes.

Megjithatë, ai vlerëson se Ballkani i këtij sezoni nuk ka të njëjtin nivel frike dhe dominance si ai i vitit të kaluar.

“Ballkani e ka krijuar një standard që çdo vit do të jetë, nëse nuk është kampion, do të jetë në vendin e dytë ose të tretë”.

“Ka ekip Ballkani, por mendoj që nuk është Ballkani ‘aq i frikshëm’ si vitin e kaluar. Ka nevojë Ballkani për përforcime në janar, e ka një 11-she shumë të fortë, por mendoj që çalon pak në bankë”.

“Për dallim prej Dritës që ka bankë më të mirë se vitin e kaluar. Drita ka bankë më të mirë, por nuk ka rezultate më të mira se po luajnë çdo tri ditë dhe ajo mundet me i kushtu, nëse nuk e kthejnë vëmendjen vetëm në kampionat, mundet t’i kushtojë”.

“Tash e shohim që është pesë pikë larg, një lojë më pak e ka edhe atë lojë, nuk i ka tri pikë të sigurta”.

“Po e shoh një garë të hapur, shumë të hapur edhe në fillim e kemi pa ndoshta Drita, Prishtina, Ballkani, por nuk duhet me u befasu edhe nga të tjerat”, ka thënë Zeqiri.

Episodin e plotë me gazetarët e Telegrafit mund ta ndiqni edhe në kanalin zyrtar të Telegrafit në Youtube./Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

telegrafi sport app