Në 18 komuna të Kosovës është duke vazhduar raundi i balotazhit për zgjedhjet lokale të këtij viti.

Kur kanë mbetur edhe pak kohë deri në mbylljen e vendvotimeve, KQZ ka bërë të ditur se deri në orën 15:00 kanë votuar 21.75% apo 286 mijë e 318 votues.


Bazuar në të dhënat e KQZ-së deri në orën 15:00, dalja më e madhe në pesë komunat më të mëdha është si më poshtë:

Në Gjakovë dalja e qytetarëve është 17.24% apo 21,007 votues nga 121 mijë e 821 që janë në listën e votuesve.

Në Gjilan dalja e qytetarëve është 22.51% apo 24,291 votues nga 107 mijë e 892 që janë në listën e votuesve.

Dalja e qytetarëve në Mitrovicën e Jugut është 27.31% apo 23,132 votues nga 84 mijë e 715 që janë në listën e votuesve.

Në Pejë dalja e qytetarëve është 18.64% apo 22,408 votues nga 120 mijë e 244 që janë në listën e votuesve.

Në Prishtinë dalja e qytetarëve është 27.37% apo 60,874 votues nga 222 mijë e 418 që janë në listën e votuesve.

Kurse në Prizren dalja e qytetarëve është 16.44% apo 31,073 votues nga 188 mijë e 971 që janë në listën e votuesve.

Sipas këtyre të dhënave komuna që prin me daljen më të madhe deri në orën 15:00 është Prishtina.

Balotazhi mbahet në 18 komuna të vendit, përfshirë: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë-Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot. /Telegrafi/