Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), pjesëmarrja në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, që po mbahet sot në 18 komuna të Kosovës, ka arritur në 20.47% deri në orën 15:00.

Nga 1,316,672 qytetarë me të drejtë vote, deri në këtë orë kanë votuar 269,535 votues.


Sipas KQZ-së, janë procesuar 1,521 nga gjithsej 1,628 vendvotime, që përbën 93.43% të vendvotimeve të rregullta.

Procesi zgjedhor po zhvillohet qetë në të gjitha komunat ku po mbahet balotazhi, ndërsa pritet që dalja e votuesve të rritet në orët e pasdites para mbylljes së vendvotimeve në orën 19:00.

Balotazhi po mbahet në 18 komuna të vendit, ku në raundin e parë asnjë kandidat nuk arriti të sigurojë shumicën e votave të nevojshme për fitore. /Telegrafi/