Prodhuesi gjerman i automobilave Mercedes ka bërë të ditur se prezantimi i klasës S të ri-dizajnuar, do të ketë premierën më 19 prill në panairin e automobilave në Shangai.

Gjenerata aktuale e klasës S të Mercedes ishte prezantuar në vitin 2013, ndërsa katër vjet më vonë erdhi koha për ri-stilizimin e parë të këtij modeli.


2 95

Në prag të premierës zyrtare, prodhuesi gjerman ka publikuar një fotografi të pjesës së parme të automjetit, por ka bërë të ditur se si do të duket interieri i klasës së freskuar S, transmeton KosovaPress.

Sipas të gjitha gjasave, ndryshimet në pjesën e jashtme të automobilit nuk do të jenë drastike dhe do të përfshijnë dritat e reja LED  dhe maskën e ri-stilizuar. Dallime më të mëdha në krahasim me versionin aktual vërehen në interier.

Ndryshime priten edhe në motor, ku do të jetë motori 4.0 litra V8, bi-turbo benzinë.