LAJMI I FUNDIT:

Daimler dhe Bosch bashkohen në prodhimin e automobilave pa vozitës

Daimler dhe Bosch bashkohen në prodhimin e automobilave pa vozitës

Prodhuesi i automobilave Daimler dhe prodhuesi i auto-pjesëve Bosch janë bashkuar për të filluar prodhimin e automobilave pa vozitës për të cilët thonë se mund të dalin në rrugë qysh në fillim të dekadës së ardhshme, transmeton Associated Press.

Të dyja kompanitë do të bashkojnë përvojat e tyre në prodhimin e automobilave, sensorëve dhe softuerët, në mënyrë që njerëzit në një pjesë të caktuar të qytetit të mund të porositin vozitjen e përbashkët përmes telefonit të tyre të mençur, transmeton KosovaPress.

Automobili pa vozitës do të vijë tek ata dhe do t’i dërgojë atje ku ata dëshirojnë.


Të dyja kompanitë të martën njoftuan se ky sistem do t’iu lejojë njerëzve që të shfrytëzojnë më mirë kohën e tyre në automobila dhe t’iu ndihmojnë atyre që nuk posedojnë leje për vozitje.